Home / Lajme / Maqedoni / Për shkak të borës të pakalueshme disa akse rrugore në shtet

Për shkak të borës të pakalueshme disa akse rrugore në shtet

Të reshurat e borës që e kapluan Maqedoninë gjatë dy ditëve të kaluara kanë bllokuar disa akse rrugore në shtet për shkak se një numër i madh i fshatrave janë shkëputur nga komunat ku gravitojnë.

Siç kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), në Shkup janë të pakalueshme akset rrugore drejt fshatrave Brezë, Tanushë dhe Malinë (komuna Çair), drejt fshatrave Rahoviq, Paniçar dhe Kopanicë (komuja Saraj), Graçan (komuna Gjorçe Petrov), Dërzhillovë dhe Patishka rekë (komuna Sopishtë), Cërnivërv dhe Cvetovë (komuna e Studeniçanit), si dhe Mesnica, Dikavec, Gulamevë, Tisovicë dhe Dobrinë (komuna Zelenikovë).

Trashësia e borës është prej 60 deri në 80 centimetra në Makedonski Brod e pengoi lëvizjen drejt fshatrave Rastesh, Zveçan, Lupishte, Zërkle, Bençe, Volçe, Trebovle, Botushja e Poshtme dhe Epërme, Krushja e Epërme dhe e Poshtme, Breznicën, Kosovën dhe Bitovën. Nxënësit nga Bitova, Breza dhe Kosova nuk ndjekin mësimin.

Në komunën Drugovë është e pakalueshme rruga drejt fshatit Ivançishte, ndërsa Vraneshtica rruga që çon në fshatrat Koziçan dhe Pateec. Nuk janë pastruar as rrugët drejt Garit, Tresonçes dhe Llazaropoles, komuna Dibër, si dhe aksi rrugër drejt fshatit Malësia në Strugë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *