Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen masat ndëshkuese për higjienë

Promovohen masat ndëshkuese për higjienë

Kjo është një nga gjashtë punëtoritë dhe do të përfshihet i tërë territori i Maqedonisë në kuadër të Projektit „Njohja e publikut me dispozitat ndëshkuese të ligjeve që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor “, të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, tha drejtori I institutit Murtezan Ismaili.

Ajlin Kadriu

Tetovë, 5 shkurt-Në kuadër të fushatës për promovimin e masave ndëshkuese të ligjeve, që I dedikohen mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, sot u mbajt një puntori në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Kjo është një nga gjashtë punëtoritë dhe do të përfshihet i tërë territori i Maqedonisë në kuadër të Projektit „Njohja e publikut me dispozitat ndëshkuese të ligjeve që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor “, të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, tha drejtori I institutit Murtezan Ismaili.

Qëllimi i fushatës është zmadhimi i informimit të palëve të interesuara për dispozitat e sjellura ndëshkuese ligjore si dhe për pasojat nga mos përmbushja e të njejtave.
“Shpresojmë se qasja partnere në bartjen e informatave dhe porosive ke të gjithë faktorët relevant do të japë rezultate më të mëdha në nxitjen e veprimit preventiv në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe në zvogëlimin e ndikimeve negative nga sjellja e pa ndërgjegjëshme e individëve dhe grupeve” tha më tej Mrxhan Dauti nga ministria e ambientit jetësor

Ligjërues në këtë punëtori ishin profesorët nga Universiteti i Europës Jug-lindore dhe Fakulteti për Siguri si dhe Inspektorët shtetërorë të mjedisit jetësor.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *