Home / Lajme / Maqedoni / Punëtorët nga Maqedonia braktisin Malin e Zi

Punëtorët nga Maqedonia braktisin Malin e Zi

Ne ditëve të fundit jemi kthyer në shtëpi për shkak se punëdhënësit na kanë thënë se është pakësuar puna dhe janë ndaluar disa ndërtime, që duhej më parë t`i kryenim ne”, ka theksuar Suat. P nga Kumanova, i cili gati se dy vite po punonte në qytetin e Barit, një zonë bregdetare, ku po ndërtohen vilat e biznesmenëve të huaj, kryesisht nga vendet evropiane dhe nga Rusia.

Urim Hasipi
Kriza e fundit financiare ka goditur edhe bizneset dhe ndërtimet në Mal të Zi, ku një pjesë e madhe e punëve kryhen nga punëtorë nga Maqedoni

Një pjesë e madhe e punëtorëve nga Maqedonia që përkohësisht bëjnë punë të ndryshme në Mal të Zi, sidomos në sferën e ndërtimeve, ditëve të fundit janë kthyer në shtëpitë e tyre. Një grup prej tyre theksojnë se janë ndërprerë punimet dhe ndërtimet e reja që ishin paraparë sidomos në zonat turistike, ku kryesisht kishte punëtorë fizik nga qytetet e Maqedonisë, sidomos nga Kumanova, Kriva Pallanka, Sveti Nikolla, Shkupi dhe zona të tjera.

“Ne ditëve të fundit jemi kthyer në shtëpi për shkak se punëdhënësit na kanë thënë se është pakësuar puna dhe janë ndaluar disa ndërtime, që duhej më parë t`i kryenim ne”, ka theksuar Suat. P nga Kumanova, i cili gati se dy vite po punonte në qytetin e Barit, një zonë bregdetare, ku po ndërtohen vilat e biznesmenëve të huaj, kryesisht nga vendet evropiane dhe nga Rusia.

Edhe një grup i punëtorëve të tjerë që janë kthyer kanë bërë të ditur për pakësim të punëve. “Ka pasur punë deri tani, por tash si duket kjo kriza i ka përfshirë edhe biznesmenët që kanë blerë toka nëpër bregdetin malazez dhe do të ndërtojnë hotele dhe vila turistike. Presim që të na thirrin pas muajit mars dhe presim që të hapet puna e të shkojmë atje, sepse këtu çfarë të bëjmë, nuk ka punë, nuk ka perspektivë dhe vështirë është me jetu”, theksojnë punëtorët që përkohësisht janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Por edhe mediat malazeze kanë bërë të ditur se Mali i Zi është përfshirë në një krizë të thellë të ndërtimeve dhe patundshmërive, pas një euforie për hyrjen e biznesmenëve dhe klasës së pasur botërore për të blerë toka dhe për të ndërtuar vila, menjëherë pas pavarësimit të këtij vendi. Agjencitë për patundshmëri kanë bërë të ditur se mbi katër mijë apartamente dhe vila kanë ngelur të pa shitura dhe ato vazhdimisht janë paraqitur për shitje. Në periudhën e vitit 2006-2007 në Mal të Zi janë shitur 250 prona, ndërsa blerësit kanë qenë kryesisht shtetas nga Britania e Madhe dhe Irlanda. Deri tani çmimet e apartamenteve dhe tokës kanë qenë prej 3500 deri në 10 mijë euro për metër katror. Muajve të fundit një metër katror në Budva tani shitet për 1100 euro, ndërsa klientët ofrojnë çmime të ulëta jo më shumë se 500 euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *