Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Maqedonisë nuk tregtojnë përmes Internetit,

Qytetarët e Maqedonisë nuk tregtojnë përmes Internetit,

Sipas GFK-së, Maqedonia me 50,3 për qind shfrytëzues interneti më të moshuar se 15 vjeç, sillet diku kah mesi, pas Estonisë, Sllovenisë, Austrisë, Lituanisë, Letonisë, Hungarisë, Çekisë, Polonisë dhe Sllovakisë, ndërsa para Kroacisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë, BeH-së, Rusisë dhe Ukrainës.

12 shkurt-
Shkup-Qytetarët e Maqedonisë, në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, shumë pak e shfrytëzojnë internetin përmes celularit dhe pothuajse aspak nuk blejnë on-lajn, por janë të parët në komunikimin e përditshëm që e mundëson lidhja kompjuterike, tregon hulumtimi i GFK-së, njëra nga kompanitë ndërkombëtare kryesuese për analizë të tregut, të kryer vitin e kaluar në gjithsej 16.767 të anketaur në 17 vende.

Sipas GFK-së, Maqedonia me 50,3 për qind shfrytëzues interneti më të moshuar se 15 vjeç, sillet diku kah mesi, pas Estonisë, Sllovenisë, Austrisë, Lituanisë, Letonisë, Hungarisë, Çekisë, Polonisë dhe Sllovakisë, ndërsa para Kroacisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë, BeH-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Qytetarët e Estonisë dhe Sllovenisë më së shumti kanë qasje në internet prej shtëpisë (74 për qind), pas tyre janë Letonia dhe Austria (60 Për qind), pastaj Polonia (54 për qind), Lituania dhe Hungaria (48 për qind), kroacia dhe Çekia (46 për qind), Maqedonia (43 për qind). Në fund të listës është Ukraina me rreth 15 për qind të qytetarëve të cilët kanë internet në shtëpi.

Maqedonia është kah mesi dhe në krahasim me dërgimin/pranimin e postës elektronike, si dhe në raport me kërkimin ditor të lajmeve të reja.

Blerja përmes internetit, prej një herë në ditë deri në një herë në muaj, tregon hulumtimi, më së shumti përdoret në Poloni dhe Austri, 29 për qind dhe 27 për qind, në Slloveni dhe Çeki me nga 18 për qind,… Maqedonia është në vendin e fundit me 8 për qind të qytetarëve të cilët blejnë on-lajn.

Ndër të fundit jemi edhe në krahasim të kërkimit të përgjithshëm të veb-faqeve të ndryshme. Me të ashtuquajtirin surfim, mirren rreth 64 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, për dallim nga popullata në Slloveni (79 për qind), Sllovaki (74), Rumani (70), Poloni (67), Kroaci dhe Letoni (66 për qind).

Vetëm 5 për qind e qytetarëve të Maqedonisë shfrytëzojnë internet përmes celularëve, por megjithatë më shumë se në Rumani, kroaci dhe Bullgari, ku përdorimi i këtij lloji të komunikimit është më i vogël prej 3 për qind. Të parët në listë janë letonezët (20 për qind) dhe sllovenët dhe austriakët (19 për qind).

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *