Home / Lajme / Maqedoni / Ramush Haradinaj, ndërmjetësues në Ugandë

Ramush Haradinaj, ndërmjetësues në Ugandë

Zëdhënësi i Forcave Aleate Demokratike, Assad Mukasa i ka thënë AFP-së se ata kanë zgjedhur Haradinajn, së fundi i shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte në Kosovë në Tribunalin e Hagës për shkak se ai ka kaluar nëpër kohëra mjaft të vështira. Mukasa është shprehur se Haradinaj ka pasur eksperiencë “me rebelë dhe me vështirësi të tilla”.

Rebelët myslimanë në Ugandë kanë thënë të mërkurën se do të donin që ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të ndërmjetësojë në bisedimet e tyre paqësore me qeverinë e Kampalas.

Zëdhënësi i Forcave Aleate Demokratike, Assad Mukasa i ka thënë AFP-së se ata kanë zgjedhur Haradinajn, së fundi i shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte në Kosovë në Tribunalin e Hagës për shkak se ai ka kaluar nëpër kohëra mjaft të vështira. Mukasa është shprehur se Haradinaj ka pasur eksperiencë “me rebelë dhe me vështirësi të tilla”.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme i Shtetit, Matia Kasaija ka konfirmuar se qeveria është njoftuar me zgjedhjen e rebelëve.
“Nuk kemi kundërshtime për zgjedhjen e bërë”, i ka thënë Kasaija AFP-së. “Por ne do të donim një ndërmjetësues që në njëfarë mënyre është i lidhur me Unionin Afrikan dhe me OKB-në. Ne do të donim të dinim se kujt do t’i raportonte ai”, ka thënë ky ministër.
Haradinaj është bërë kryeministër i Kosovës në vitin 2004 por dha dorëheqje pas 100 ditëve pas një aktakuze të ngritur nga Tribunali i hagës.
Grupi ADF filloi rebelimin në vitet 1990, ndërsa luftimet më të ashpra ndodhën në vitin 1996 dhe 2001.
Kasaija ka thënë se qeveria planifikon ta dërgojë një delegacion të vetin për ta takuar Haradinajn për t’u marrë vesh me temat e negociatave.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *