Home / Lajme / Maqedoni / Ren:Emri kusht për çeljen e negociatave

Ren:Emri kusht për çeljen e negociatave

Në deklaratën e tij të fundit Ren ka thënë se “ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, ka marrë statusin e kandidatit, por për të filluar bisedimet për anëtarësim tani duhet të plotësojë kërkesat themelore evropiane. Zgjedhjet që vijojnë në mars të këtij viti do të jenë test kyç, por edhe kontesti me Greqinë rreth emrit, duhet zgjidhur patjetër.

Komisioneri evropian për zgjerim Oli Ren për herë të parë ka përmendur se kusht plotësues për të marrë datën për çeljen e negociatave me Maqedoninë për anëtarsim në BE është edhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.

Në deklaratën e tij të fundit Ren ka thënë se “ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, ka marrë statusin e kandidatit, por për të filluar bisedimet për anëtarësim tani duhet të plotësojë kërkesat themelore evropiane. Zgjedhjet që vijojnë në mars të këtij viti do të jenë test kyç, por edhe kontesti me Greqinë rreth emrit, duhet zgjidhur patjetër.

Tani më është humbur shumë kohë”.

Por nga zyra e tij , thonë se deklarata e Renit, nuk duhet interpretuar se është vënë kusht plotësues për Maqedoninë për marrjen e datës, pasi që qëndrimi i Komisionit Evropian nuk ka ndryshuar dhe se kushtet për marrjen e datës janë të njohura.
“Mendoj se nuk ka se çka të interpretohet rreth këtij pasusi i cili është më se i qartë dhe tregon se pozita e Komisionit evropian nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.

Kushtet për çeljen e negociatave kanë të bëjnë me kriteret politike të bazuara mbi zgjedhjet e ardhshme si dhe mbi kriteret që u definuan vitin e kaluar nga Komisioni, do të thotë tetë parakushtet e njohura. Ka një fjali plotësuese që ka të bëj me një temë tjetër dhe për këtë shkak nuk duhet të ketë keqkuptime. Qëndrimi i Komisionit është i njejtë si më pare, kjo do të thotë se pavarsisht nga ajo që u tha më heret, në mënyrë plotësuese ka një problem ku duhet të shënohet përparim, nuk do të thotë se kjo do të bëhet kusht i ri. Pozita e Komisionit Evropian nuk ka ndryshuar”, deklaroi Kristina N

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *