Home / Lajme / Rajon / Shqipëria bëhet anëtare e plotë e NATO-s, 26 vendet ratifikuan protokollet

Shqipëria bëhet anëtare e plotë e NATO-s, 26 vendet ratifikuan protokollet

Para Greqisë, ishte senati i Holandës që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqiperisë në NATO. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur vendimet e datës 17 shkurt 2009, të senatit të Holandës dhe parlamentit grek.

Është mbyllur procesi i ratifikimit të protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pasi edhe shteti i fundit Greqia ka votuar pro këtij protokolli. Kështu i hapet rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO, pikërisht në samitin e afërt të muajit prill që do të zhvillojë punimet në Strasburg.

Para Greqisë, ishte senati i Holandës që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqiperisë në NATO. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur vendimet e datës 17 shkurt 2009, të senatit të Holandës dhe parlamentit grek.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson gjithashtu se, periudha e shkurtër – vetëm disa mujore, gjatë së cilës u realizuan të gjitha ratifikimet, është një shprehje tjetër e mbështetjes së vazhdueshme dhe të pakursyer që vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit Euroatlantik.

Pas përfundimit të këtij procesi që 26 vendet anëtare ratifikuan protokollin e anëtarësimit, pritet që në samitin e muajit prill të krerëve të vendeve të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia të bëhen anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Madhe të Atlantikut të Veriut

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *