Home / Lajme / Maqedoni / Shqipëria, gati për t’i dhënë dalje ne det Kosovës

Shqipëria, gati për t’i dhënë dalje ne det Kosovës

Fatmir Limaj, ministër i Transporteve, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zhargu, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, i dorëzuan Kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë së Kosovës për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit, për të cilin Qeveria e Prishtinës ka ngritur një grup ndërministror

Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha pritën në takime të veçanta tre ministra të Qeverisë së Kosovës, me të cilët biseduan një sërë çështjesh për bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës.

Fatmir Limaj, ministër i Transporteve, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zhargu, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, i dorëzuan Kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë së Kosovës për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit, për të cilin Qeveria e Prishtinës ka ngritur një grup ndërministror.

Ata i dorëzuan Kryeministrit Berisha letrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e një grupi ndërministror të përbashkët për të shqyrtuar procedurat për ndërtimin e një porti në Shqipëri që do të ketë destinacion Kosovën.

Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t`i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj. Ata diskutuan gjerësisht mbi nevojën e një studimi mbi zgjerimin e mundshëm të portit të Shëngjinit në mënyrë që ai të plotësojë me kapacitetet e tij nevojat e shtetit të Kosovës.

Gjithashtu u theksua se rruga e re Durrës-Kukës pas përfundimit do të shkurtojë ndjeshëm distancën e Kosovës me detin Adriatik dhe pas mbarimit edhe të portit, distancën e Kosovës me tregun e gjerë evropian. Kryeministri Berisha u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë drejt hapave të integrimit dhe njësimit të praktikave në fusha të ndryshme për tu krijuar sa më shumë lehtësi qytetarëve të tyre.
Lidhur me këtë grupi i përbashkët ndërministror duhet të shohë mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushën energjetike për ndërtimin e burimeve të përbashkëta të energjisë, lidhjes hekurudhore, njësimit të programeve arsimore dhe kulturore, në projekte të përbashkëta në impiantet e turizmit malor në Alpet e Shqipërisë duke u ndalur veçanërisht në krijimin e një rrjeti të pikave të përbashkëta të kontrollit doganor për të rrëzuar kështu pengesat burokratike në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *