Home / Lajme / Rajon / Sondazhet: Berisha fitues i zgjedhjeve në Shqipëri

Sondazhet: Berisha fitues i zgjedhjeve në Shqipëri

Kështu sipas një sondazhi të realizuar nga qendra për studime humanistike “Gain Bobi” rezulton se e djathta do të fitonte një mandat të dytë të qeverisjes me 48% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste do të merrte vetëm 37% të votave të qytetarëve dhe LSI arrin të marrë vetëm 6.1%

Sikur zgjedhjet parlamentare të ishin zhvilluar në muajin dhjetor të vitit 2008-të atëherë ato do të ishin fituar nga Partia Demokratike. Kështu sipas një sondazhi të realizuar nga qendra për studime humanistike “Gain Bobi” rezulton se e djathta do të fitonte një mandat të dytë të qeverisjes me 48% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste do të merrte vetëm 37% të votave të qytetarëve dhe LSI arrin të marrë vetëm 6.1%.

Sipas sondazhit të “Gain Bobi”, humbësit e mëdha të këtyre zgjedhjeve do të jenë partitë e vogla, pasi përveç partisë republikane asnjë parti tjetër nuk do të marrë më shumë se 1% të votave të shqiptarëve. Një surprisë politike rezulton nga sondazhi i realizuar nga “Gain Bobi” Partia G99 e cila edhe pse e re arrin të marrë 2.5% të votave.

Ndërkaq sipas sondazhit të realizuar politikani më popullor është Presidenti i Republikës Bamir Topi me mbështetjen e 76.7% të qytetarëve.

Ky sondazh është realizuar gjatë muajit dhjetor dhe janë pyetur 747 qytetarë shqiptarë, “Gain Bobi” njihet si shoqata që organizoi “Exit Pollin” e 3 korrikut të vitit 2005, sipas të cilit PD-ja kishte fituar në Tiranë dhe Durrës

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *