Home / Lajme / Rajon / Tajms’:Obama lejoi vazhdimin e fluturimeve sekrete të CIA-s

Tajms’:Obama lejoi vazhdimin e fluturimeve sekrete të CIA-s

Sipas gazetës, siç njofton kaorrespodenti i MIA-s nga Londra, urdhëresa e cila është firmosur më 22 janar është vazhdim i së drejtës që CIA e ka fituar gjatë kohës së administratës parprake të presidentit Xhorxh Bush dhe në SHBA dhe në Evropë njihet si një prej “armëve” më kontraverse në luftën kundër terrorit.

Presidenti amerikan Barak Obama lejoi vazhdimin e “fluturimeve sekrete” të Agjencisë qendrore për zbulim (CIA) për transferimin e personave të dyshuar për terrorizëm dhe për aktivitet terroriste për t’i marrë në pyetje në vende të treta, ku të drejtat e njeriut nuk respektohen mjaftueshëm dhe ku është e mundur torturë për imponimin e pranimit, shkruan “Tajmsi” londinez.

Sipas gazetës, siç njofton kaorrespodenti i MIA-s nga Londra, urdhëresa e cila është firmosur më 22 janar është vazhdim i së drejtës që CIA e ka fituar gjatë kohës së administratës parprake të presidentit Xhorxh Bush dhe në SHBA dhe në Evropë njihet si një prej “armëve” më kontraverse në luftën kundër terrorit.

Kjo “armë” edhe mëtej mbetet e fshehur edhe përkrah kumtesës së presidentit të ri Barak Obama insiston që burgu në bazën e Guantanamos të mbyllet në afat prej një viti.

“Tajms” sqaron se vendimi për vazhdimin e “fluturimeve të fshehta” tregon se paralajmërimet e presidentit të ri, për herë të parë të promovuara gjatë fushatës parazgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të realizohen shumë më ngadalë, sesa ajo që pritet.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *