Home / Lajme / Maqedoni / Takimi i liderëve për zgjedhjet e 22 marsit

Takimi i liderëve për zgjedhjet e 22 marsit

Në Maqedoni sot do të zhvillohet takimi i liderëve të katër partive kryesore në vend lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit.

Pjesëmarrjen në këtë takim të inicuar nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski e kanë konfirmuar liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, PDSH-së Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti nga BDI. Në letrën e Gruevskit drejtuar partive politike theksohet se në këtë takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet që janë edhe si parakushte që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

BDI ka theksuar se do të shprehë përcaktimin e saj që zgjedhjet të organizohen në një frymë demokratike, pa incidente dhe parregullësi. PDSH ka theksuar se do të kërkojë sqarime lidhur me incidentet e fundit siç ishin thyerja e zyrave të PDSH-së në Shkup, plagosja e një aktivisti të saj në fshatin Tuhin të Zajazit nga një funksionarë i BDI-së dhe çështje të tjera lidhur me garancitë që duhet t’i sigurojë pushteti për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *