Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Thaçi-Berisha: Zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike

Takimi Thaçi-Berisha: Zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike

Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi diskutuan për zhvillimet, zgjedhjet e ardhshme dhe proceset integruese në të dy vendet.Kreu i Qeverisë shqiptare thekoi se zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni duhet të jenë të lira dhe demokratike.

Urim Hasipi
Tirane, 12 shkurt-Kryeministri Berisha priti sot në mesditë Kryetarin e Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, zotin Menduh Thaçi.

Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi diskutuan për zhvillimet, zgjedhjet e ardhshme dhe proceset integruese në të dy vendet.Kreu i Qeverisë shqiptare thekoi se zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni duhet të jenë të lira dhe demokratike.

“Pata një takim shumë të mirë, të hapur e të frytshëm me zotin Thaçi. Diskutuam gjerësisht për zgjedhjet në Maqedoni dhe Shqipëri dhe ishim të dy të një mendje që forcave tona politike u takon si detyrë më kryesore të kontribuojnë për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, civilizues, për çka është dhe interesi më i madh i të dy vendeve dhe i shoqërive tona”, theksoi Berisha.

Ndërkaq, kreu i PDSH, Menduh Thaçi ka theksuar se partia që drejton ai do të kontribuoj që zgjedhjet e ardhshme të jenë konform standardeve demokratike.

“E informova kryeministrin Berisha për gatishmërinë e partisë tonë për të dhënë kontributin maksimal në zgjedhjet e ardhshme që e presin Maqedoninë, kontributi do të jetë në aspektin pozitiv.

I shpreha shqetësimet e mia për bllokimin në proceset integrueset në NATO dhe Unionin Europian dhe normalisht edhe kënaqësinë për lajmet e mira për Shqipërinë, anëtarësimin e plotë në NATO që e pret në prill”, theksoi Thaçi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *