Home / Lajme / Maqedoni / Të drejtë vote kanë 1.792.082 qytetarë

Të drejtë vote kanë 1.792.082 qytetarë

Në listën zgjedhore, e cila ishte vendosur në verifikim publik 15 ditë respektivisht nga 20 janar deri më 3 shkurt, ka bërë verifikimin e 195.323 qytetarëve, që është pesë herë më shumë se në vitin 2008 kur atëherë kishte vetëm 39.165 qytetarë.

Ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski sot e përfundoi dhe nënshkroi Listën zgjedhore, sipas të cilës më 22 mars të vitit 2009 do të realizohen zgjedhje për president të Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjet lokale. Në listën e zgjedhjeve në 2.976 vendvotime janë regjistruar 1.792.082 votues.

Në listën zgjedhore, e cila ishte vendosur në verifikim publik 15 ditë respektivisht nga 20 janar deri më 3 shkurt, ka bërë verifikimin e 195.323 qytetarëve, që është pesë herë më shumë se në vitin 2008 kur atëherë kishte vetëm 39.165 qytetarë.

“Në ministrinë e Drejtësisë verifikimi të së dhënave kanë kryer 187.664 qytetarë, kurse përmes internetit 7.659 persona”, tha sot në konferencën për shtyp ministri Mihajllo Manevski.

Gjatë verifikimit publik, siç informoi Manevski, janë kryer gjithsej 1.525 ndryshime dhe atë 312 ndryshimr të emrit, mbiemrit apo të dhënat e adresës, 174 shënime në listën zgjedhore të personave të cilët nuk ishin të shënuar, ndërsa 1.039 persona të vdekur janë fshirë nga lista.

Ndryshime në vendimet për konfirmimin e vendeve zgjedhore janë bërë në 128 vendvotime, 56 ndryshime të përkufizimeve, gjegjësisht shtimin e rrugëve dhe numrave të shtëpive në objekte të reja të ndërtuara dhe 72 ndryshime në lokacione për votim, më së shumti në vendbanime ku nuk ka shkolla apo objekte të tjera.

“Në çdo vendvotim do të ketë nga dy lista zgjedhore, njëra për zgjedhje të presidentit të RM, kurse tjetra për zgjedhjet lokale, tha Manevski duke shtuar se jehona e votuesve do të matet më vete.

Manevski theksoi se nuk ka konteste para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë për shënimin, ndryshimin apo fshirjen e të dhënave nga Lista zgjedhore.

Lista zgjedhore sot nga Ministria e Drejtësisë do të dorëzohet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *