Home / Lajme / Maqedoni / Tetova e dyta per nga papunesia, , shifrat drejt rritjes ne nivel te shtetit

Tetova e dyta per nga papunesia, , shifrat drejt rritjes ne nivel te shtetit

Në Maqedonia deri në fund të vitit të kaluar janë regjistruar 343.363 persona të papunë, prej të cilëve 71.589 apo 20,9 për qind paraqiten në Agjencinë për punësim, vetëm për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për sigurim shëndetësor.

Urim Hasipi
Numri më i madh i të papunëve është regjistruar në Shkup me 80.600 mijë veta, më pas vijojnë Tetova me 30.499 dhe Kumanova me 29.074 të papunë, Prilepi me 23.408 të papunë dhe Strumica me 19.161 të papunë

Në Maqedonia deri në fund të vitit të kaluar janë regjistruar 343.363 persona të papunë, prej të cilëve 71.589 apo 20,9 për qind paraqiten në Agjencinë për punësim, vetëm për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për sigurim shëndetësor.

Sipas agjencisë për punësim, për dallim nga viti 2007, numri i të papunëve është zvogëluar për rreth 13 mijë veta, pasi që në dhjetor dy vite më parë ishin regjistruar 357.166 veta të papunë. Numri më i madh i të papunëve është regjistruar në Shkup me 80.600 mijë veta, më pas vijojnë Tetova me 30.499 dhe Kumanova me 29.074 të papunë, Prilepi me 23.408 të papunë dhe Strumica me 19.161 të papunë.

Sipas shkallës së arsimimit, numri më i madh i të papunëve janë me arsimim të ulët dhe kjo shifër arrin në mbi 169 mijë veta. Me arsimim të mesëm janë 83.369 të papunë, me shkollë të lartë 5671 veta, me fakultete dhe arsimim të lartë 18.550 veta, 184 magjistra dhe 7 doktor shkencash. Evidenca e Agjencisë për punësim bën të ditur se 105.696 të papunë presin punësimin e tyre rreth tetë vite.

Forca e përgjithshme e punës arrin 922 mijë persona, prej të cilëve të punësuar janë 611 mijë vetë, ndërsa 311 mijë janë të papunësuar.

Të dhënat statistikore tregojnë se nga popullata e përgjithshme me moshë mbi 15 vjet 43,5 për qind janë popullatë joaktive. Shkalla e papunësisë në Maqedoni në vitin 2008 sipas anketës së fuqisë punëtore që e zbaton Enti shtetëror për statistikë, arrin 33,8 për qind. Kriza e fundit ekonomike sërish mund të godasë valën e të papunëve në Maqedoni, pasi që një pjesë e kompanive janë afër mbylljes dhe nuk mund të përballojnë humbjet e tyre. Një pjesë e kompanive kanë nxjerrur në pushim të detyruar një numër të punëtorëve për shkak të rënies së bizneseve të tyre.

Qeveria nuk ka bërë të ditur asnjëlloj strategjie për të përballur këtë situatë të rëndë që do ta kaplojë vendin, në rast se pason vala e mbylljes së kompanive vendore dhe atyre të huaja, që pritet të goditen nga kriza ekonomike

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *