Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në kullat e Jasharajve dhe Haradinajve për një vjetorin e pavarësisë

Thaçi në kullat e Jasharajve dhe Haradinajve për një vjetorin e pavarësisë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qenë pjesë e manifestimeve për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai ka qëndruar fillimisht në Pejë i ftuar nga gjenerali Daut Haradinaj dhe më pas mori pjesë në një tubim me qytetarët në Deçan, duke drejtuar përshëndetje me rastin e njëvjetorit të pavarësisë

Kryetari i PDSH-së në Deçan qëndroi edhe pranë familjes Haradinaj, me ç`rast bëri homazhe mbi varret e dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj. Thaçi agjendën e tij në Kosovë e ka vazhduar në Prekaz, duke qenë pranë familjes Jashari i pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Kreu i PDSH ka bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Në këtë përvjetor kujtojmë sakrificat e Jasharajve, Haradinajve, të cilët brez pas brezi sakrifikuan edhe jetën e tyre, duke u bërë gurthemel të këtij shteti që po ndërtohet”, ka thënë në mesazhin e tij kryetari Thaçi, duke shprehur mirënjohje edhe për ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, veçmas të SHBA-ve.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *