Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi Topin

Thaçi takoi Topin

Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi dhe zoti Thaçi diskutuan rreth situatës në rajon në përgjithësi dhe asaj në Maqedoni në veçanti, sidomos mbi klimën parazgjedhore atje dhe rreth rolit të partive politike në shtetin fqinj.

Urim Hasipi
Tiranë- 16 shkurtPresidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, zotin Menduh Thaçi, me të cilin zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësor.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi dhe zoti Thaçi diskutuan rreth situatës në rajon në përgjithësi dhe asaj në Maqedoni në veçanti, sidomos mbi klimën parazgjedhore atje dhe rreth rolit të partive politike në shtetin fqinj.

Në këtë pikë, Kreu i shtetit shqiptar theksoi nevojën e bashkëpunimit mes partive shqiptare në të mirë edhe të së ardhmes së shqiptarëve në Maqedoni.Presidenti Topi, duke vlerësuar pjekurinë në rritje të lidershipit shqiptar në Maqedoni, inkurajoi bashkëpunimin mes udhëheqësve politikë shqiptarë në Maqedoni në interes të paqes, qëndrueshmërisë dhe begatisë duke “iu larguar përfundimisht mosmarrëveshjeve të vjetra dhe duke e qetësuar e parapërgatitur elektoratin shqiptar që të shkojë në zgjedhje larg mendësive të konfliktualitetit dhe përplasjeve tradicionale”.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, zoti Thaçi pasi shprehu mirënjohjen për pritjen e rezervuar dhe vlerësoi rolin e Institucionit të Presidentit në situatën aktuale politike në Shqipëri, e informoi Kreun e shtetit shqiptar rreth zhvillimeve më të fundit në vendin fqinj, rreth problemeve dhe përpjekjeve të forcave politike shqiptare në Maqedoni për të gjetur gjuhën e përbashkët e për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin e tyre me qëllim përmbushjen e aspiratave integruese euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *