Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi të hënën në Tiranë, takime me presidentin Bamir Topi

Thaçi të hënën në Tiranë, takime me presidentin Bamir Topi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sërish do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të presidentit shqiptar Bamir Topi

Urim Hasipi
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sërish do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të presidentit shqiptar Bamir Topi.

Takimi me presidentin Bamir Topi pason pas takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, disa ditë më parë të zhvilluar po në Tiranë. Siç njofton Televizioni Koha , tema kryesore të këtij takimi do të jenë proceset evrointegruese të rajonit, njohja me zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni dhe Shqipëri, zgjedhjet e reja në të dy vendet si dhe çështje të tjera të rëndësishme në planin e bashkëpunimit dhe realizimit të reformave.

Kryetari i PDSH ditëve të fundit ka zhvilluar disa takime me përfaqësues politik shqiptar dhe diplomatë perendimor në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *