Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Qeveria nuk është serioze të bëjë zgjedhje të lira dhe të qeta

Thaçi:Qeveria nuk është serioze të bëjë zgjedhje të lira dhe të qeta

Menduh Thaçi: Çdo herë i kam pasur këta qëndrime. Unë nuk flas rreth kontestit me Greqinë, por tregoj për seriozitetin e problemit. Të gjithë ata të cilët thuan se kemi problem me Greqinë e fshehin problemin tjetër që kemi. Ne kemi problem me NATO-n. Të ishte me Greqinë, nuk do ishte problem, do të ishte bilateral, do të mbyllnim kufijtë dhe nuk do të bashkëpunonim. Ne kemi problem me NATO-n, ndërsa NATO është një punë shumë serioze.

Intervista e liderit te PDSH-se dhene televizionit nacional A1

A1: Do të përmbushim në këta zgjedhje kriterin e nëntë për të fituar datën për bisedime për anëtarësim në BE. A do të kemi përfundimisht zgjedhje të qeta?

Menduh Thaçi: Shpresoj edhe pse nuk besoj shumë. Mendoj se kjo qeveri më tepër punon në formën se sa në brendësinë. Mendoj se kemi shumë shenja se ata nuk janë serioz për të bërë zgjedhje të lira dhe të qeta. Vetëm një argument do të ua jap, aktivistë të PDSH-së janë gjykuar me mbi 100 vjet burg, asnjë nga aktivistët e BDI-së akoma nuk është dënuar, ata janë në funksione udhëheqëse, normalisht se kjo tregon se nuk ka seriozitet për zgjedhjet e ardhshme.

A1: Pse mendoni se joserioziteti është vetëm për atë se a janë dënuar apo nuk janë dënuar. Incidenti që ndodhi në Stadiumin e Qytetit në Tetovës, sipas BDI-së ishte një tentim i juaj për të inskenuar incidente për ti fshehur incidentet dhe parregullsitë e vitit 2008?

Menduh Thaçi: Përkundrazi unë nuk i takoj grupit të njerëzve që mendojnë se shqiptarët kanë dispozita gjenetike për të bërë probleme në zgjedhje. Seriozisht mendoj se shteti çdo herë përzihet te shqiptarët kur ka zgjedhje, për dy arsye. Arsyeja e parë është që ti zgjedhin përfaqësuesit e shqiptarëve që atyre do të ju shkojë për shtati dhe e dyta, duan që të deformojnë dëshirën politike të shqiptarëve. Nuk besoj se ka ashtu shqiptarë që kanë dëshirë politike që të bllokohet procesi për integrim në NATO, nuk besoj se ka ashtu shqiptarë që kanë vullnet politike që të bëhet terror mbi 2.000 shqiptarë në Shkup për një vepër penale, le të jetë ajo edhe vrasje dhe shumë punë të tjera.

A1: Shteti ishte fajtor që në zgjedhjet e kaluara të vitit 2008, OSBE-ja përmendën zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Refet Elmazin si një nga fajtorët për incidentet?

Menduh Thaçi: Jo, atë e bënë z. Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja. Ata bisedonin me OSBE-në dhe me faktorin ndërkombëtar. E dini, shumë keq është kur shoku i juaj flet gjëra më të këqija për ju. Kjo ishte pjesë e komplotit dhe skenarit në mes të z. Gruevski dhe z. Ahmeti, që PDSH-ja në ato zgjedhje me çdo kusht të humb, që pastaj z. Gruevski të ketë mundësi të arsyetojë koalicionin e ri me BDI-në.

A1: Prapëseprapë, unë mendoj se OSBE-ja i shkruan raportet e veta. Ata dolën me numër të saktë të incidenteve, mbi 40 incidente, por prapëseprapë ky është qëndrim juaj.

Menduh Thaçi: Shikoni, në Tetovë nuk kishte asnjë shuplakë, ndërsa VMRO-DPMNE na i prishi mbi 65% të vendvotimeve ku ka fituar PDSH-ja, pasiqë kjo ishte pjesë e atij skenari. Nuk do të ishin shqiptarët në këtë situatë nënvlerësuese, si që është z. Ahmeti.

A1: z. Thaçi çdo herë bisedoni për disa skenare. A mundet në kësisoj atmosfere, ku ju dyshoni për skenare, të ketë klimë pozitive. Pasiqë supozoj se klima pozitive varet nga vullneti i liderëve dhe është faktor kyç për të mos pasur incidente në këta zgjedhje, që të mos na përsëritet kasaphana siç që thatë?
Menduh Thaçi: Unë edhe një herë insistoj, institucionet shtetërore ti mbajnë duart sa më larg nga shqiptarët. Nuk jam politikan naiv, i cili mund të pranojë këta etiketime. Shqiptarë ka edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, asnjëherë nuk kanë probleme. Mendoj se institucionet shtetërore duke filluar nga Akademia e Shkencave e deri tek Shërbimi Sekret çdo herë i fusin gishtat te shqiptarët në zgjedhje. Duan, kjo është mënyrë e vjetër e tyre për zgjedhjen e përfaqësuesve të një kombi, të cilët do të punojnë për idenë tuaj.

A1: z. Thaçi a frikoheni nga partia e re e Imer Selmanit në këto zgjedhje? Kanë rrejting më të lartë se ju, tani më e kanë 4%.

Menduh Thaçi: Është e qartë, këtë ua bën VMRO-DPMNE-ja logjistika e z. Imer Selamni. Mendoj se në fillim u dukej si projekt kundër PDSH-së, tash është projekt kundër BDI-së. Ajo nuk është alternativa jonë, ne u pajtuam të ngelemi opozitë edhe atë opozitë konstruktive, nuk na intereson qeveria, mendoj se kjo më është projekt kundër BDI-së.

A1: Në zgjedhjet e fundit lokale, PDSH-ja e kishte Komunën e Sarajit dhe Zhelinës. Nëse këtë radhë Imer Slemani e fiton Sarajin, atëherë në çka mund të shpresojë PDSH-ja?

Menduh Thaçi: Imer Selmani nuk do të fitojë asnjë komunë edhe nëse Nikolla Gruevski të punojë me tërë kabinetin e tij për Imer Selmanin. Shqiptarët nuk janë aq naiv. Ai është instrument vetëm për një shfrytëzim.

A1: Në zgjedhjet presidenciale ju shkoni me kandidat femër, kjo është një rifreskim i vërtetë, askush nuk e prite se Menduh Thaçi do të garojë me Mirushe Hoxhën?

Menduh Thaçi: Nuk e keni pritur ju që keni investuar 20 vjet për të njollosur Menduh Thaçin, të gjithë institucionet shtetërore dhe disa mediume maqedonase. Pas politikës së Menduh Thaçit nuk ka asgjë të keqe, nuk ka asnjë dhunë, nuk ka varreza, nuk ka vrasje, pas politikës së Menduh Thaçit ka vetëm demokraci.

A1: Mirë, kjo do të jetë një lajmërim i mirë për atë që na pret në zgjedhje, pra të presim zgjedhje të qeta pasiqë thuani se jeni për një klimë pozitive në zgjedhje.

Menduh Thaçi: Prapëseprapë insistojë për këtë realitet, edhe në zgjedhjet e kaluar nuk kishte zënka në mes të PDSH-së dhe BDI-së, kishte të krisuara në mes të policsë dhe BDI-së.

A1: Atëherë pse e akuzuat kryeshefin e Policisë së Tetovës, Faik Dervishin?

Menduh Thaçi: Unë nuk e kam akuzuar, të tjerët e kanë akuzuar. Çuditem se ku u humbën gjitha ata aktpadi penale për ata të cilët gjuanin mbi policinë, kemi raste ku njerëzit e armatosur të BDI-së në kishin venduar punkte ku gjuanin mbi policinë, ndërsa ata njerëz tash janë në funksione të larta udhëheqëse shtetërore.

A1: Kjo me siguri tash është punë e organeve përgjegjëse.

Menduh Thaçi: Ka qenë punë e organeve përgjegjëse gati se 10 muaj, por si duket ata nuk duan që ti zgjidhin këta raste.

A1: Një pjesë e madhe e rasteve janë proceduar, ndërsa një pjesë akoma nuk janë proceduar.

Menduh Thaçi: Mos të jem cinik, Talat Xhaferi i cili ja drejtoi pistoletën në kokë policit, akoma ky rast nuk është proceduar.

A1: Në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale, PDSH-ja cilin kandidat do ta mbështesë. A do ta mbështetni Ljubomir Fërçkovskin?

Menduh Thaçi: Jo, jo, nuk besoj. Të jemi korrekt nuk mund të mbështesim asnjë kandidat për President, pasiqë janë kërkesat tona politike dhe platforma jonë, nuk mund të bëjmë marrëveshje, Presidenti nuk ka asnjë ingerencë. Më pyetët drejtpërdrejtë për Fërçkovskin, ai është mjeshtër për të degjeneruar situata.

A1: Keni thënë se do të mbështetni një kandidat në raundin e dytë, ashtu keni pasur një deklaratë?

Menduh Thaçi: Jo, ajo ishte një situatë shumë qesharake, shumë simpatike, kur njerëzit luftojnë për një funksion, i cili nuk ka ndonjë ingerencë. Kam thënë se është herët për të vendosur, por me siguri do të shkojmë që të mos mbështetim asnjë kandidat.

A1: Deklaratat që i jepni kohëve të fundit duket sikur keni hapur një front të ashpër kundër qeverisë, e akuzoni për politikë izoluese. Supozoj se me këtë afroheni me të majtët. A shiheni më në këtë shoqëri?

Menduh Thaçi: Nëse kemi qëndrime të njëjta për disa çështje, nuk do të thotë se ne pajtohemi. Mendoj se të majtët dhe LSDM-ja e paguajnë llogarinë e politikës së gabuar që kanë pasur ndaj shqiptarëve me decenie. Mendoj se VMRO-DPMNE vazhdon të ketë rrejting të lartë pasi që ka një politikë më pragmatike anti shqiptare se LSDM-ja. Shumë i thjeshtësoj gjërat, por përvoja më tregon se është ashtu.

A1: Sipas sondazhit të fundit që e bëri Galupi, 70% të shqiptarëve janë për të ndryshuar emrin e Maqedonisë, ndërsa vetëm 3% e maqedonasve janë për të ndryshuar emrin e shtetit. Pra shumica nuk janë për të ndryshuar emrin, për tu bërë anëtare e NATO-s. Ju insistoni me çdo kusht anëtarësim të Maqedonisë në NATO, jo vetëm ju, por bisedoj për bllokun politik shqiptarë. A mundet që në një situatë e këtillë të ketë ndonjë tension, pasiqë tash asocohet se kjo mund të dramatizojë në një periudhë të caktuar të komplikojë situatën në planin politik.

Menduh Thaçi: Do të jap një nuancë tjetër. Mendoj se të gjithë e kemi të qartë se vullneti politik, vullneti i SHBA-ve është që Maqedoni të jetë në NATO. Mendoj se kjo qeveri me këta provokime të rënda që i bën, që e ironizon këtë vullnet politik të SHBA-ve, qëndroj se në këtë situatë dënimin do ta paguajmë të gjithë si qytetarë të Maqedonisë. Problemi i dytë të cilin e shoh është se nuk bëhet fjalë vetëm për mosmarrëveshje etnike në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, tash jemi në fillim të një përçarje të madhe në brendinë e shoqërinë maqedonase.

A1: Kush është fajtor për këtë?

Menduh Thaçi: Qeveria e Maqedonisë. Pasiqë qeveria jepte matematikë të shumicës së 2/3 dhe tash e ka këtë shumicë dhe nuk do të vendosë për asnjë problem.

A1: Ju a jeni për të ndryshuar emrin?

Menduh Thaçi: Unë jam për kompromisin që duhet të bëhet dhe sa më shpejtë të hymë në NATO.

A1: Edhe nëse çmim është që maqedonasit ta ndryshojnë identitetin?

Menduh Thaçi: Mendoj se kjo është punë virtuale. Kërkesa që të futet edhe grafi i identiteti dhe gjuhës maqedonase në grafin e Kombeve të Bashkuara është kërkesë anti Kushtetuese. Është e qartë se disa njerëz harrojnë se çka shkruhet në Kushtetutë tonë. Ata Kushtetutën e shikojnë ashtu si i kuptojnë punët, në Kushtetutën tonë nuk shkruhet se ka vetëm një identitet, këtu ka identitet edhe të shqiptarëve, në Kushtetutë shkruhet se këtu nuk ka vetëm një gjuhë, ajo maqedonase, këtu kemi edhe gjuhë tjera.

A1: Si duket ju edhe më tepër e komplikoni këtë proces. Kërkoni që në atë identitet të përfshihen edhe identitete tjera?

Menduh Thaçi: Nuk e komplikoj. Kërkoj të respektohet Kushtetuta e Maqedonisë. Në Kushtetutë shkruhet ashtu.

A1: Me siguri kjo edhe më tepër do ta komplikojë.

Menduh Thaçi: Nuk besoj se kjo do ta komplikojë punën, por prodhohen brenga artificiale, se në grafën e Kombeve të Bashkuara duhet të figurojë gjuha maqedonase, nuk mund të figurojë pasiqë nuk është Kushtetuta ashtu, duhet ta ndryshojmë Kushtetutën e të themi se vetëm gjuha maqedonase ekziston në Maqedoni. Është e qartë se i iritojmë dhe provokojmë njerëzit, pasiqë ne harrojmë çka bëjmë këtu. Këtu maqedonasit më kontestojnë identitetin tim, nuk më lejojnë të flas në gjuhën time amtare.

A1: z. Thaçi më para nuk keni pasur kështu qëndrime?

Menduh Thaçi: Çdo herë i kam pasur këta qëndrime. Unë nuk flas rreth kontestit me Greqinë, por tregoj për seriozitetin e problemit. Të gjithë ata të cilët thuan se kemi problem me Greqinë e fshehin problemin tjetër që kemi. Ne kemi problem me NATO-n. Të ishte me Greqinë, nuk do ishte problem, do të ishte bilateral, do të mbyllnim kufijtë dhe nuk do të bashkëpunonim. Ne kemi problem me NATO-n, ndërsa NATO është një punë shumë serioze.

A1: Problem nuk kemi me NATO-n, por problem kemi se si ta fitojmë mbështetjen, pasiqë u bënte fjalë edhe për veton që Greqia e vuri për Maqedoninë. Maqedonia i përmbushi të gjithë kriteret, mbeti vetëm kontesti për emrin.

Menduh Thaçi: Prapëseprapë them se kemi problem me NATO-n dhe SHBA-në. Nuk duhet ti ironizojmë me gjithë atë vullnet të madh që kanë për të na ndihmuar dhe nuk mund të luajmë me ta e të ju themi se ju keni interesa gjeo-strategjike në Maqedoni dhe nuk mundni asgjë të na bëni.

A1: Pra sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit?

Menduh Thaçi: Apsolutisht, pasiqë nuk është problemi vetëm në marrëdhëniet ndëretnike të maqedonasve dhe shqiptarëve. Del një problem i ri te shqiptarët. Tash shoqëria maqedonase do të ndahet, në dy grupe. Është e qartë se dikush don të fryejë në pluhurin e historisë, është mirë të ketë pluhur në histori në disa segmente të caktuara, pasiqë i konservon punët. Fryerja apo era mbi këtë pluhur do të hap shumë probleme. Ndërsa ata probleme maqedonasit i kanë më të njohura se sa shqiptarët. Ne, ende e mbajmë mend si të ri, kur pleqtë na tregonin se fshatra të caktuar janë bullgarë, fshatra të caktuar janë serb. Ata që do të fryejnë mbi këtë identitet dhe që shkon me kokë në murë, ndoshta don që të kthehet atje. Kjo do të thotë ndarje e shtetit. Nuk mund të pranoj akuzë rezerve që bëjnë politikan të caktuar se shqiptarët do të kërkojnë që të ndahen nga Maqedonia. Fajtorë për dezintegrimin e Maqedonisë do të jenë strukturat qeveritare të cilët bëjnë politikë të çuditshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *