Home / Lajme / Maqedoni / Trajnime për policët gajte procesit zgjedhor

Trajnime për policët gajte procesit zgjedhor

“Policia duhet të veprojë pozitivisht që nga fillimi i fushatës, në ditën e zgjedhjeve dhe më pas kur përballet me hetime që mund të kërkohen, dhe kështu të krijojë ambient pozitiv për lirinë dhe korrektësinë gjatë gjithë procesit zgjedhor,” ka thënë Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Jose Luis Herrero.

Tetëdhjetë policë do të mësojnë se si të koordinojnë dhe ofrojnë siguri gjatë procesit zgjedhor nëpërmjet një trajnimi që filloi dje në Shkup

Trajnimi i trajnuesve, i organizuar nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e brendshme dhe CIVIPOL- shërbimi konsultativ i Ministrisë së brendshme të Francës, është dizenjuar t’iu jap instruksione policëve që të mbrojnë sigurinë dhe të drejtën e qytetarëve për votim në ambient të sigurt.

“Policia duhet të veprojë pozitivisht që nga fillimi i fushatës, në ditën e zgjedhjeve dhe më pas kur përballet me hetime që mund të kërkohen, dhe kështu të krijojë ambient pozitiv për lirinë dhe korrektësinë gjatë gjithë procesit zgjedhor,” ka thënë Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Jose Luis Herrero.

Gjatë javëve të ardhshme, policët do të transferojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre tek 8500 kolegët e tyre të cilët do të jenë në detyrë gjatë ditës së zgjedhjeve. Zgjedhjet presidenciale dhe lokale janë caktuar të mbahen më 22 mars

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *