Home / Lajme / Maqedoni / TVKOHA Ekskluzive:Varrosën shtetasin turk në vend të nënës

TVKOHA Ekskluzive:Varrosën shtetasin turk në vend të nënës

Familjarët e të ndjeres 65 vjeçare me inicialet Sh.T e cila këtyre ditëve ndroi jetë në një qytet të Gjermanisë pasi morrën kufomën me sarkofakun e blidnuar nga aeroporti I Shkupit me ceremoniale fetare pa e hapur arkivolin kanë varrosur trupin e pajetë.
Mirëpo një mijë kilometra më larg në një qytet të Turqisë familjarët e një të ndjeri që poashtu ka vdekur këtyre ditëve në Gjermani në momentin e hapjes së arkivolit janë befasuar kur kanë parë se në atë gjendet një grua.Ngjarja ndodhi ne fshatin Kapazhdoll

Tetove-5 shkurt
-Në vend të varrosin nënën e tyre varrosin një shtetas turk.
Kjo ka ndodhur dje në fshatin Kapazhdoll të komunës së Zhelinës.
Familjarët e të ndjeres 65 vjeçare me inicialet Sh.T e cila këtyre ditëve ndroi jetë në një qytet të Gjermanisë pasi morrën kufomën me sarkofakun e blidnuar nga aeroporti I Shkupit me ceremoniale fetare pa e hapur arkivolin kanë varrosur trupin e pajetë.

Mirëpo një mijë kilometra më larg në një qytet të Turqisë familjarët e një të ndjeri që poashtu ka vdekur këtyre ditëve në Gjermani në momentin e hapjes së arkivolit janë befasuar kur kanë parë se në atë gjendet një grua.Pra gjatë transportit janë ndruar dikumentat dhe arkivoli I 65 vjecares nga Kapzhdolli ka përfunduar në Turqi kurse arikovoli I shtetasit turk ka përfunduar në varrezat e fshatit Kapazhdoll.

Sipas burimeve të sigurta të Koha nesër në këtë fshat do të bëhet zhvarrimi I shtetasit turk që gabimisht u varros dje, dhe I njejti do të dërgohet në Turqi tek familja e tij, kurse së shpejti pritet që të sillet kufoma e 65 vjecares nga ky fshat për t`u varrosur në varrezat e këtij fshatit.

Kjo do të bëhet në prani të gjykatëse hetues dhe organeve policore.

Edhe më tej nuk dihet saktë se si ka ndodhur ky incident shumë tragjik për dy familjet, dhe se cilët janë fajtorët dhe a do të përgjigjet dikush për këtë rast pa precedan.

Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *