Home / Lajme / Maqedoni / Vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran tre ditë me radhë të bllokuara për automjetet tranportuese

Vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran tre ditë me radhë të bllokuara për automjetet tranportuese

Vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran edhe sot janë të mbyllura për automjetet transportuese. Kamionët e Maqedonisë presin në anën greke pa mundësi të hyjnë në Maqedoni. Shërbimet greke i lëshojnë vetëm automjetet për udhëtarë, autobusët dhe udhëtarët me dokumente të rregullta.

Bogorodica dhe Dojrani janë të bllokuara për shkak të grevës të kaminonxhinjve grekë që filluan të enjten.
Tani për tani shërbimet greke nuk paralajmërojnë hapjen e vendkalimeve kufitare.Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë u rekomandon shoferëve të cilët drejtojnë automjete transportuese të drejtohen në drejtim të vendkalimit kufitar Novosellë dhe Kullë.
Sipas MPB-së, për këmbësorët dhe automjetet për udhëtarë do të vazhdojë të zhvillohet pa pengesë në të gjitha vendkalimet kufitare.
Nga MPB-ja kumtojnë se për këmbësorët dhe automjetet për udhëtarë sipas informatave nga pala greke, komunikacioni do të vazhdojë të zhvillohet pa pengesë në të gjitha vendkalimet.
Kamionxhinjtë grekë kërkojnë nga autoritetet në Athinë t’i përforcojnë kontrollet e kamionave të huaja të cilët hyjnë në vend. Ata njoftojnë se ndaj kamionëve grekë në vendkalimet kufitare po kryhet kontroll i hollësishëm, derisa ato të huajat kalojnë pa kurrfarë kontrolli.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *