Home / Lajme / Maqedoni / Zhvarroset shtetasja nga Azerbejxhani

Zhvarroset shtetasja nga Azerbejxhani

Ndryshe, javën e kaluar në fshatin Kapazhdoll u varros Llazarova nga Azerbejxhani, pasi që arkivolet ishin ngatërruar në një aeroport në Turqi. Familja Tahiri nga Kapzhdolli, pa mos hapur arkivolin, kishte menduar se varrosin nënën e tyre, Sheqerie Tahiri. Ngjarja kishte filluar në Gjermani, kur para një jave kishte ndërruar jetë Sheqeria, ndërsa në aeroplan ka patur edhe arkivole tjera

Urim HASIPI
Tetovë, 11 shkurt – Me urdhër të gjykatësit hetues, të martën në orën 8 e 30 minuta, në varrezat e fshatit Kapazhdoll është bërë zhvarrimi i trupit të pajetë i 70-vjeçares, Elonora Llazarova, shtetase e Azerbejxhanit, e cila gabimisht ishte varrosur në varrezat e fshatit Kapazhdoll, të mërkurën e kaluar, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Tetovës.
Kufoma, sipas policisë, pas zhvarrimit është dërguar në Aeroportin e Shkupit.

Zhvarrimi është bërë në prani edhe përfaqësuesit të Bashkësisë Islame, Mjekësisë ligjore dhe Krim Teknikës. Ndryshe, javën e kaluar në fshatin Kapazhdoll u varros Llazarova nga Azerbejxhani, pasi që arkivolet ishin ngatërruar në një aeroport në Turqi.

Familja Tahiri nga Kapzhdolli, pa mos hapur arkivolin, kishte menduar se varrosin nënën e tyre, Sheqerie Tahiri. Ngjarja kishte filluar në Gjermani, kur para një jave kishte ndërruar jetë Sheqeria, ndërsa në aeroplan ka patur edhe arkivole tjera.

Aterimi i parë i aeroplanit nga Frankfurti ka qenë në Turqi, ku edhe ndodh ngatërrimi i arkivoleve. Kufoma me trupin e pajetë të shtetasit nga Azerbejxhani arrin në Shkup prej ku familjarët të mërkurën pas dite kanë bërë varrimin, duke menduar se në arkivol ndodhet e ëma e tyre.

Ndërkohë që në Turqi familjarët e Llazarovës nga Azerbejxhani vërejnë një kufomë të panjohur dhe menjëherë lajmërojnë autoritetet në Shkup dhe familjen e cila kishte bërë varrimin.

Sheqeria të shtunën u soll në vendlindje dhe u varros në vendlindjen e saj, në fshatin Kapazhdoll, kurse me zhvarrimin e të martës, edhe shtetasja nga Azerbejxhani do të prehet e qetë në varrezat në vendlindjen e saj, në Baku.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *