Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtarisht Behadini kandidat i PDSH-së në komunën e Tearcës

Zyrtarisht Behadini kandidat i PDSH-së në komunën e Tearcës

Kuvendi i Degës së PDSH-së të dielën pas dite i ka dhënë dritë jeshile kandidaturës së Selajdin Behadinit që të jetë kandidat për kryetar komune në Tearcë.Sipas informacioneve zyrtare, listës prej 19 këshilltarëve nga PDSH-ja do t`i prijë Mumin Xhemaili.Zyrtarë të kësaj partie nga ky rajon kanë deklaruar se PDSH-ja gjatë këtyre zgjedhjeve do të angazhohet për një fushatë demokratike dhe zgjedhje të lira.

Urim Hasipi
16 shkurt-Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në zgjedhjet lokale të 22 marsit në komunën e Tearcës do të garojë me kandidatin Selajdin Behadini , I lindur në fshatin Sllatinë, me profesion elektroinxhinier.

Kuvendi i Degës së PDSH-së të dielën pas dite i ka dhënë dritë jeshile kandidaturës së Selajdin Behadinit që të jetë kandidat për kryetar komune në Tearcë.Sipas informacioneve zyrtare, listës prej 19 këshilltarëve nga PDSH-ja do t`i prijë Mumin Xhemaili.Zyrtarë të kësaj partie nga ky rajon kanë deklaruar se PDSH-ja gjatë këtyre zgjedhjeve do të angazhohet për një fushatë demokratike dhe zgjedhje të lira.

Me Behadinin kompletohet lista e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet e 22 marsit nga radhët e PDSH-së.

Kandidati I PDSH-së Salajdin Behadini do të ketë përballë kundërkandidatin nga BDI Isen Asani, profesor në shkollën e mesme të bujqësisë në Tetovë, i cili të dielën në mesditë parashtroi kandidaturën para komisionit komunal zgjedhor në Tearcë ndërsa bartës i listës prej 19 këshilltarëve do të jetë profesori në USHT Idaver Huseini.
Kandidatura e Behadinit zyrtarisht para komisionit komunal zgjedhor ne Tearce u parashtrua mbreme para kalimit te afatit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *