Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet Shkodran Idrizi, pritet ekstradimi në Shkup

Arrestohet Shkodran Idrizi, pritet ekstradimi në Shkup

Të gjitha faktet juridike flasin në anën e Shkodran Idrizit, sepse qeveria maqedone kohë më parë ka filluar me ripërpunimin e katër rasteve të Hagës, të cilat raste nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës janë shpall juridikisht të pabaza dhe personat e akuzuar për këto raste janë shpallë të pafajshëm. Por policia dhe qeveria maqedone po i shfrytëzon këto katër raste si pretekst për të vazhduar politikën antishqiptare si dhe për t`u hakmarrë ndaj ish- ushtarëve të UÇK-së”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Shkodran Idrizi është arrestuar nga policia gjermane, pas një fletëarresti ndërkombëtarë të lëshuar nga autoritetet e Shkupit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shkodran Idrizi, 29 vjeë, është një nga të akuzuarit për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të “Mavrovës” gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, për të cilin rast tashmë po zhvillohet procesi gjyqësor në gjykatat maqedonase, me ë`rast ndër të akuzuarit është edhe Hisen Xhemaili, deputet i BDI-së.

Idrizi u arrestuan të enjten në mbrëmje nga policia gjermane në një qytet të Gjermanisë. Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së, e cila i ka drejtuar një letër kancelares gjermane Angela Merkel, për mosekstradimin e tij në Maqedoni.

“Të gjitha faktet juridike flasin në anën e Shkodran Idrizit, sepse qeveria maqedone kohë më parë ka filluar me ripërpunimin e katër rasteve të Hagës, të cilat raste nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës janë shpall juridikisht të pabaza dhe personat e akuzuar për këto raste janë shpallë të pafajshëm. Por policia dhe qeveria maqedone po i shfrytëzon këto katër raste si pretekst për të vazhduar politikën antishqiptare si dhe për t`u hakmarrë ndaj ish- ushtarëve të UÇK-së”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.

Shkodran Idrizi si ish-pjestarë i Brigadës 112 “Mujdin Aliu” akuzohet se së bashku me 22 pjesëmarrës të tjerë për “organizim grupi në nxitjen e kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Ai u arrestua më 11 nëntor të vitit 2001 menjëherë pas përfundimit të konfliktit të armatosur së bashku edhe me pesë ish-ushtarë tjerë. U liruan pas 13 muaj burg, pasi gjykata u shpall jo kompetente dhe lënda iu kalua Tribunalit të Hagës, e cila gjithashtu nuk gjeti bazë për të ngritur akuzë për krime lufte

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *