Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti premton mirëqenie për pensionistët

Bexheti premton mirëqenie për pensionistët

Të shtunën mbrëma në Tetovë Bexheti ka realizuar takim me pensionistët e këtij qyteti.Para tyre Bexheti ka theksuar se në programën e tij një kujdes të veçantë I është kushtuar më të moshuarve të cilëve në vitet e pleqërisë u nevojitet më shumë kujdes institucional

Tetovë, 30 mars-Kandidati për kryetar komune në Tetovë Sadi Bexheti ka vazhduar me aktivitetet e tija elektorale për zgjedhjet e 5 prillit kur mbahet raundi I dytë.

Të shtunën mbrëma në Tetovë Bexheti ka realizuar takim me pensionistët e këtij qyteti.Para tyre Bexheti ka theksuar se në programën e tij një kujdes të veçantë I është kushtuar më të moshuarve të cilëve në vitet e pleqërisë u nevojitet më shumë kujdes institucional.

Ai para tyre ka premtuar nga kuzhina për ato e deri në terene sportive.
”Nëse marrë mandatin për të udhëhequr komunën e Tetovës në katër vitet e ardhëshme atëherë do të angazhohem edhe për një mirëqenie më të mirë për ju sepse deri tash për ju nuk është kujdesur askush”, tha bexheti para pensionistëve.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *