Home / Lajme / Maqedoni / Jehona e votuesve në Kumanovë 20 për qind deri në orën 13:30

Jehona e votuesve në Kumanovë 20 për qind deri në orën 13:30

Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë edhe në komunën e Likovës, ku gjithashtu për shkak të terrenit të pakalueshëm nuk u votua në dy vendvotime në fshatin Strimë dhe Goshincë. Në këtë rajon ka 26 vendvotime ndërsa të drejtën e votës e kanë 22.155 persona.

Rreth 20 për qind prej 90.810 e votuesve të evidentuar nga Kumanova e kanë realizuar të drejtën e votës deri në orën 13:30 minuta, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme, informojnë nga Komsioni Komunal Zgjedhor.

Sipas KKZ të Kumanovës për shkak të pakalueshmërisë në terrenet malore nuk u votua në vednet më të larta të komunës që ndodhen fshatrat Kolitskë, Pezovë, Zhivanje dhe Kokoshinjë.

Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë edhe në komunën e Likovës, ku gjithashtu për shkak të terrenit të pakalueshëm nuk u votua në dy vendvotime në fshatin Strimë dhe Goshincë. Në këtë rajon ka 26 vendvotime ndërsa të drejtën e votës e kanë 22.155 persona.

Në komunën Nagoriçani i Vjetër janë hapur 29 prej 38 vendvotimeve, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht pa incidente. Në këtë komunë rurale votuan rreth 38 për qind e 4.410 zgjedhësve të evidentuar. mp/15:5715:59

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *