Home / Lajme / Rajon / Katër deputet shqiptarë në parlamentin malazez

Katër deputet shqiptarë në parlamentin malazez

Sipas rezultateve paraprake, të Qendrës për Monitorim (CEMI), shqiptarët kanë fituar katër nga pesë mandate të mundshme në parlamentin republikan. Me nga një deputet do të përfaqësohen Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Forca e Re Demokratike –Forca, Koalicioni shqiptar “ Perspektiva” dhe Lista shqiptare Lidhja Demokratike në Mal të Zi- Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare Gjergj Camaj.

Partitë dhe koalicionet shqiptare në Mal të Zi kanë arritur që të fitojnë katër deputet në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Sipas rezultateve paraprake, të Qendrës për Monitorim (CEMI), shqiptarët kanë fituar katër nga pesë mandate të mundshme në parlamentin republikan. Me nga një deputet do të përfaqësohen Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Forca e Re Demokratike –Forca, Koalicioni shqiptar “ Perspektiva” dhe Lista shqiptare Lidhja Demokratike në Mal të Zi- Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare Gjergj Camaj.

Përçarja e spektrit politik shqiptar ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës nuk ndikoi negativisht në përfaqësimin e tyre në përbërjen e ardhshme të Parlametit të Malit të Zi. Megjithatë, thonë në CEMI, për shkak të specifitetit të llogaritjes së votave dhe faktit se partive nacionale shqiptare u derdhen votat nga të gjitha trevat e Malit të Zi është e mundur që Koalicioni “ Mali i Zi evropian” të fitojë edhe një mandat. Partia e Propseritetit Demokratik është subjekti i vetëm nacional shqiptar i cili nuk arriti të hyjë në Kuvendin e Malit të Zi.

Në zgjedhjet e të dielës koalicioni i kryeministrit Millo Gjukanoviq ka siguruar 46 mandate, përkatësisht shumicën absolute. Partia Socialiste Popullore ka siguruar 16 vende, Demokracia e Re Serbe 8, Lëvizja për Nryshime 5 ndërsa Koalicioni popullor 2 mandate. Zgjedhjet parlamentare kanë kënaqur gati të gjitha kërkesat e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, kanë kumtuar përfaqësuesit e misioneve vëzhguese të cilat i kanë monitoruar zgjedhjet në Mal të Zi, duke theksuar se është i nevojshëm zhvillimi i mëtutjeshëm demokratik.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *