Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Ivanovi ka fituar mbi 285 mijë vota

KSHZ: Ivanovi ka fituar mbi 285 mijë vota

Kandidati presidencial i partisë në pushtet VMRO-DPMNE Gjorgje Ivanov ka fituar 285.842 vota, që është për 35,33 për qind të numrit të përgjithshëm të fletëvotimeve të vlefshme. Këtë e lajmëroi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot herët në mëngjes pas numërimit të 809.006 fletëvotimeve, prej 83,06 për qind të vendvotimeve për të cilat janë fituar të dhëna.

Kandidati i LSDM-së opozitare Lubomir Danaillov Fërçkoski është në vendin e dytë me 162.785 vota të fituara, që paraqet 20,12 për qind.
Përafërsisht numër të njëjtë të votave kanë kandidati i pavarur Lube Boshkoski, të cilit besimin ia kanë dhënë 122.225 (15,11 për qind) dhe kandidati i Demokracisë së Re, Imer Selmani, i cili ka fituar 121.094 vota (14,97 %).
Kandidati i BDI-së Agron Buxhaku ka 61.216 vota (7,57 %), ndërsa përfaqësuesi i PLD-së, Nano Ruzhin fitoi 30.250 (3,74 %) për qind të votave. E fundit është kandidatja e PDSH-së Mirushe Hoxha, e cila fitoi mbështetjen e 25,564 votuesve (3,16 për qind %).
Komisioni Shtetëror Zgjedhor paralajmëroi se rezultatet e para preliminare do t`i publikojë pasdite.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *