Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Jehona e qytetarëve deri në orën 13 rreth 26 për qind

KSHZ: Jehona e qytetarëve deri në orën 13 rreth 26 për qind

Për zgjedhjet lokale, janë marrë dhe përpunuar të dhëna nga 81,92 për qind e vendvotimeve dhe për ato jehona deri në orën 13 është 26,23 për qind, gjegjësisht të drejtën e tyre të votimit e kanë realizuar 402.902 votues.

Deri në KSHZ kanë arritur dhe janë përpunuar të dhëna të 507 vendvotimeve prej gjithsej 536 në qytetin e Shkupit. Sipas tyre, jehona e votuesve deri në orën 13 është 24,06 për qind, gjegjësisht në votim kanë dalë 102.229 prej 450.691 votues.

Në zgjedhjet presidenciale jehona e votuesve deri në orën 13 nga 82,06 për qind e numrit të plotë të materilait të përpunuar nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve është 26,24 për qind, gjegjësisht votën e tyre e kanë dhënë 403.722 votues nga gjithsej 1.792.082 të regjistruar, kumtoi sot në konferencën e dytë për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëtor Zgjedhor Aleksandar Novakovski.

Për zgjedhjet lokale, janë marrë dhe përpunuar të dhëna nga 81,92 për qind e vendvotimeve dhe për ato jehona deri në orën 13 është 26,23 për qind, gjegjësisht të drejtën e tyre të votimit e kanë realizuar 402.902 votues.

Deri në KSHZ kanë arritur dhe janë përpunuar të dhëna të 507 vendvotimeve prej gjithsej 536 në qytetin e Shkupit. Sipas tyre, jehona e votuesve deri në orën 13 është 24,06 për qind, gjegjësisht në votim kanë dalë 102.229 prej 450.691 votues.

Siç theksoi kryetari i KSHZ-së duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kalaur deri në orën 13 jehona e votuesve ishte rreth 28 për qind.

Në zgjedhjet e sotme, sipas KSHZ-së, nuk janë hapur 103 vendvotime në 30 komuna. Ajo është 3,5 për qind e numrit të plotë të vendvotimeve. Në këto vendvotime janë regjistruar 12.000 votues, që është për më pak se një për qind e numrit të plotë të votuesve të regjistruar në vend. Me vendimin e Komisionit Shtetëtor Zgjedhor në këto 103 vendvotime do të votohet plotësisht.

Përpos këtyre vendvotimeve, tha Novakovski, në vendvotimet e tjera procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa pengesa.

Ai theksoi se deri te Komisioni deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Komisonet Komunale Zgjedhore për ndonjë parregullsi, por ka disa shkresa dhe informata të cilat KSHZ-ja është duke i verifikuar.

“Kemi disa shkresa të cilat jemi duke i verifikuar. Në to informohet për disa dukuri të caktuara në terren, por KSHZ-ja deri tani nuk ka ndonjë ankesë zyrtare në të cilën thuhet saktësisht se diku ka donjë problem. Vetëm në Pllasnicë në një vendvotim është konstatuar dhënia e një fletvotimi nga një personi i paverifikuar, kjo është penguar dhe KKZ-ja duhet të japë raport për gjendjen e konstatuar”, tha Novakovski lidhur me rastin kur një person në Pllasnicë ka tentuar të japë fletvotim me kandidatë të qarkuar.

Në Republikën e Maqedonisë sot njëkohsësiht mbahen zgjedhjet e katërta presidenciale dhe të pestat lokale.

MOST: Jehona e votuesve deri në orën 13 është 27,82 për qind
Jehona e votuesve në zgjedhjet presidenciale 2009 deri në orën 13 sipas MOST-it është 27,82 për qind nga votuesit e regjistruar, kurse në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe këshilltarë të Qytetit të Shkupit është 25,93 për qind.

Sllavica Bilarska e obliguar për marrëdhënie me publikun në MOST në pres konferencë tha se sipas informatave që i marrin nga vëzhguesit e tyre dhe koordinatorët rajonalë, votimi për zgjedhje presidenciale dhe lokale nuk ka filluar në 92 vendvotime në të cilat MOST -i ka vëzhguesit e vet.

Sipas informatave të konfirmuara të MOST-it, shkelje të procesit zgjedhor është shënuar në një vendvotim në komunën e Prilepit ku votuesve iu është lexuar publiksht emri dhe mbiemri nga ana e anëtarëve të këshillit zgjedhor, në dy vendvotime në fshatin e Strugës Labunishtë ku kishte agjitime para vendvotimeve edhe në Komunën Aerodrom ku para vendovtimit ndaheshin lista me instruktime se si dhe për kë të votojnë.

MOST informon edhe për shkeljen e procesit zgjedhor në fshatin Dabovjan, në Komunën e Strugës, ku nga hapja e vendvotimit votimi po zhvillohet pa kurrëfarë identifikimi të votuesve, në vendvotimin në fshatin Çerkez të Komunës së Kumanovës ku është vërejtur përdorim jo adekuat i lambës UB dhe në tri vendvotme të Komunës Ilinden ku është vërejtur presion mbi votuesit që të votojnë publikisht në vendin e votimit.

Sipas informatave të konfirmuara të MOST-it, shkelje e procesit zgjedhor është vërejtur në vendvotimin në fshatin Llojan në komunën e Likovës, ku votimi është ndalur për shkak të materialit jopërkatës për votim të cilin e ka poseduar këshilli zgjedhor dhe në vendvotimin në Komunën Çair ku në materialin e votimit kanë munguar 300 fletëvotime, kurse këshilli ka marrë instruksione për vazhdimin e votimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *