Home / Lajme / Maqedoni / Liderët sërish takohen, Thaçi nuk merr pjesë

Liderët sërish takohen, Thaçi nuk merr pjesë

“Kam përmendur raste konkrete, duke filluar nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Hekurudhave Besim Deari, i cili ka gjuajtur gjatë ditës së zgjedhjeve dhe vazhdon të ketë atë funksion, deri tek deputetë Talat Xhaferi dhe Vullnet Ademi dhe të tjerë, dhe mendoj se kjo është një qasje joserioze e Qeverisë dhe është një argument plus apo vendimtar se VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja kanë pasur skenar dhe komplot të përgatitur për zgjedhjet e kaluara parlamentare që mundësisht ta dëmtojnë në të gjitha mënyrat PDSH-në”, kishte deklaruar në takimin e fundit të liderëve, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sërish ka ftuar në takim të përbashkët liderët e tri partive kryesore LSDM, BDI dhe PDSH, për të diskutuar për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet me 5 prill.

Por nga ana tjetër, ka pasuar edhe refuzimi ekspresiv nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi. Burime pranë kabinetit të Thaçit kanë deklaruar se arsyeja e mospjesëmarrjes do të jetë shprehja e pakënaqësisë së tij për shkak se nga ana e gjykatave ndiqen vetëm aktivistët e partisë së tij dhe jo edhe të partisë së Ali Ahmetit për incidentet zgjedhore të zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

“Kam përmendur raste konkrete, duke filluar nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Hekurudhave Besim Deari, i cili ka gjuajtur gjatë ditës së zgjedhjeve dhe vazhdon të ketë atë funksion, deri tek deputetë Talat Xhaferi dhe Vullnet Ademi dhe të tjerë, dhe mendoj se kjo është një qasje joserioze e Qeverisë dhe është një argument plus apo vendimtar se VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja kanë pasur skenar dhe komplot të përgatitur për zgjedhjet e kaluara parlamentare që mundësisht ta dëmtojnë në të gjitha mënyrat PDSH-në”, kishte deklaruar në takimin e fundit të liderëve, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në takimin e sotëm të paralajmëruar për t`u mbajtur në Klubin e Deputetëve në Shkup, do të kushtohet vëmendje shqyrtimit të të gjitha aspekteve lidhur me raundin e dytë zgjedhor paraprak të zgjedhjeve presidenciale dhe vendore si dhe mundësimit të të gjitha kushteve të nevojshme, të domosdoshëm për përsëritjen e atmosferës së drejtë dhe demokratike, në të cilën kaloi raundi i parë i zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh nevojën e qëndrueshmërisë dhe avancimit të mëtutjeshëm të procedurave demokratike në zbatimin edhe të ciklit të dytë të ardhshëm zgjedhor, ndërsa në kahje të sigurimit të ardhmërisë euro-atlantike të shtetit tonë, mendoj se është e nevojshme që të gjitha subjektet politike në Republikën e Maqedonisë, edhe një herë ta demonstrojnë përgjegjësinë e tyre politike, unitetin dhe përkushtimin rreth arritjes së këtij prioriteti të rëndësishëm”, thekson kryeministri Gruevski në letrën dërguar liderëve të tri partive më të mëdha parlamentare.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *