Home / Lajme / Maqedoni / Most: Ivanov me epërsi bindëse, vazhdon edhe Fërçkoski

Most: Ivanov me epërsi bindëse, vazhdon edhe Fërçkoski

Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së Gjorgje Ivanov në zgjedhjet e djeshme presidenciale fitoi mbështetjen e 34,8 për qind të qytetarëve, lajmëroi asociacioni qytetar Most.
Përveç Ivanovit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale vazhdon edhe kandidati i LSDM-së, Lubomir Fërçkovski, i cili sipas Most-it fitoi 20,1 për qind të votave.

Në bazë të të dhënave të fituara nga programi për numërim paralel të votave, pas Fërçkovskit më së shumti vota të fituara ka kandidati presidencial Imer Selmani – 15,2 për qind.
Kandidati Lube Boshkovski fitoi 14,8 për qind të votave, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku 7,9 për qind, ndërsa përfaqësuesi i PLD-së, Nano Ruzhin fitoi 3,9 për qind të votave. E fundit është përfaqësuesja e PDSH-së Mirushe Hoxha, e cila fitoi mbështetjen e 3,4 për qind të zgjedhësve.
Sipas të dhënave të fituara të Most-it, që janë me 95 për qind siguri dhe me mundësi gabimi jo më shumë se 3 për qind, pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme presidenciale dhe lokale, është 58,1 për qind.
Most në mënyrë plotësuese do t`i lajmërojë edhe të dhënat për zgjedhjet lokale për qytetin e Shkupit.
Asociacioni qytetar i vëzhgonte zgjedhjet me 3750 vëzhgues, të cilët mbulonin rreth 65 për qind të vendvotimeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *