Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare Afrim Idrizi

Ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare Afrim Idrizi

Më 8 mars të motit 2009, mjeku pranon kapitullimin për të shpëtuar jetën dhe jep lajmin se pushoi së rahuri zemra e Afrimit.”Me falni kaq munda të bëj”, ishin fjalët e mjekut pas daljes nga dhoma ku ndroi jetë një herë e përgjithmonë Afrim Idrizi.Lajmi për vdekjen e tij u përhap mënjëherë në Norvegji e në vendlindjen e tij.Në shenjë respekti për punën e tij shembullore administrate komunale e Askimit kishte organizuar mbledhje komemorative në shenjë respekti ndaj kolegut më vigjilent, ndërsa radha ishte e gjatë e atyre që prisnin për t`u nënshkruar në librin e zisë.

Urim Hasipi
Në moshën 47 vjeçare u nda nga jeta, u shua si një meteorë Afrim Idrizi nga fshati Sllatinë I cili më se 15 vite punoi dhe veproi në komunën e Askimit në Norvegji.Lindi në Sllatinë të Tetovës në një familje të fisme me traditë dhe vetëdije të lartë kombëtare.I ati I tij Sejdi Idriz një mësues I njohur në rajonin e Tetovës për veprimtari patriotike shpesh herë ishte dënuar nga pushtetet e ndryshme.Përndjekjet kishin vazhduar edhe tek trashëgimtarët e tij.Afrimi qysh në moshën e re u desh të punojë në shumë sfera të ndryshme për të siguruar mjetet për vijimin e studimeve në Fakultetin e Juridik në Shkup.Fill pas viteve të 90-ta Afrimit nuk ju mundësua të punësohet për shkak të veprimtarisë patriotike dhe si pasojë e kësaj ishte I detyruar të mërgojë jasht vendlindjes.Norvegjia për atë nuk ishte thjesht një vend ku do të siguronte mirëqenie sociale, por ku do të kontribuonte edhe në aspektin kombëtar.Ndonëse ky vend njihet për klimën e ftohtë Afrimi me vete barti ngrohtësinë dhe bujarinë shqiptare.Në komunën e Askimit, punësohet si punëtorë në sektorin e çështjeve sociale ndërsa kohëve të fundit ai ishte udhëheqësi kryesor I një projekti social I cili për herë të realizohej në Norvegji.Atje Afrimi kishte përballë një mentalitet prosërb sepse ai vend njihej si fole e tyre. Megjithatë lufta intelektuale e tij plot 15 vite ndaj një mentaliteti kundër shqiptarëve do të jep frytet e veta në vitet e fundit të jetës së tij.

Mërgimtari që ktheu bindjet e norvegjezëve për shqiparët

Afrimi me punën e tij si përkthyes e bënë atë të njihej nga e tërë popullata si njeri I ndershëm, punëtorë, familjar dhe mbi të gjitha si njeri kombëtar.Misioni I tij ishte shumë më I madh se I një mërgimtari.Ai shpesh herë do të thoshte se do të triumfojë ndaj këtij mentaliteti, që e kishin ngulitur sërbët atje.Ishte shumë aktiv gjatë kohës kur atje në vitin 98, 99 arritën të dëbuarit e luftës së Kosovës, kur u angazhua edhe si mësimdhënës për fëmijët kosovar, ndërsa këtë trimuf e kurrorëzoi me organizimiet e festave kombetare kurse pwr një vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovë festuan bashkërisht shqiptarë e norvegjez, ndonëse shumë pak arriti të shijojë trimufin.
Më 8 mars të motit 2009, mjeku pranon kapitullimin për të shpëtuar jetën dhe jep lajmin se pushoi së rahuri zemra e Afrimit.”Me falni kaq munda të bëj”, ishin fjalët e mjekut pas daljes nga dhoma ku ndroi jetë një herë e përgjithmonë Afrim Idrizi.Lajmi për vdekjen e tij u përhap mënjëherë në Norvegji e në vendlindjen e tij.Në shenjë respekti për punën e tij shembullore administrate komunale e Askimit kishte organizuar mbledhje komemorative në shenjë respekti ndaj kolegut më vigjilent, ndërsa radha ishte e gjatë e atyre që prisnin për t`u nënshkruar në librin e zisë.Mijëra kilometra larg Norvegjisë në shtëpinë që e ndërtoi vetë Afrimi në Sllatinë u hapën portat e pritjes për ngushëllime, ndërsa karvani që përcillte arkivolin për në banesën e fundit ishte shumë I madh kurse shokët dhe miqtë, bashk me fshatin I kishin përgatitur një varrim madhështor.Për kontributin e tij dhe veprat humane mërgata shqiptare kishte dërguar një referat të cilin e lexoi Selajdin Saliu.Jeta është e shkurt ndërsa vepra është e gjatë thonin latinët, ndërsa shembull për këtë do të jetë Afrimi.Ai pas vete la edhe dy trashëgimtarë Dardanin 17 vjeçar dhe Norën 14 vjeçare të cilët kanë trashëguar shumë virtyte që I kishte I ati I tyre , I cili do të ngelë I paharruar dhe shembull për gjeneratat dhe brezat e ardhshëm se si punohet për të mirën e kombit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *