Home / Lajme / Maqedoni / Në Kërçovë deri në orën 13 kanë votuar 28 për qind e votuesve me të drejtë vote

Në Kërçovë deri në orën 13 kanë votuar 28 për qind e votuesve me të drejtë vote

Në Kërçovë deri në orën 13 kanë votuar 28 për qind e personave me të drejtë vote, në Drugovë – 35 për qind, në Vraneshticë – 43 për qind, kurse në Zajaz jehona është më e ulët 12 për qind dhe Osllomej 22 për qind.

Në komunat e Kërçovës dhe të rajonit edhe në pjesën e dytë të ditës votohet pa probleme. Jehona e votuesve është pothuajse e njejtë si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, me ndryshim që në disa komuna të caktuara ka pjesëmarrje më të vogël të orët e mëngjesit për shkak të kushteve klimatike.

Në Kërçovë deri në orën 13 kanë votuar 28 për qind e personave me të drejtë vote, në Drugovë – 35 për qind, në Vraneshticë – 43 për qind, kurse në Zajaz jehona është më e ulët 12 për qind dhe Osllomej 22 për qind.

Në zyrën e Avokatit të Popullit informuan se deri në këtë moment te ata nuk kanë kërkuar ndihmë qytetarët për shkelje eventuale të së drejtës së votimit, nga sektori rajonal i Ministrisë së Drejtësisë informuan se qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë prej tyre që të gjejnë se në cilin vendvotim duhet të votojnë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *