Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe BDI në garë për Tetovën

PDSH dhe BDI në garë për Tetovën

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i ka prirë fitores në raundin e parë në Tetovë, por duke hyrë në balotazh edhe në katër komuna të tjera, duke mos përjashtuar edhe Strugën. BDI ka shënuar lëkundje duke humbur pozicionet e saja në Tetovë dhe Gostivar, por edhe në disa komuna tjera

Asnjë nga partitë shqiptare nuk ka arritur që të sfidojë bindshëm në komunat shqiptare. Tetova dhe Gostivari shkojnë për raundin e dytë, me ç`rast në të parën garës i prinë kandidati i PDSH-së, Sadi Bexheti përballë Hazbi Likës së BDI-së. Në anën tjetër, edhe në Gostivar, BDI do të shkojë në raundin e dytë me kandidatin e pavarur Rufi Osmani. Poashtu edhe Struga do përcaktojë se cila nga dy partitë më të mëdha shqiptare do të shkojnë në raundin e dytë, BDI apo PDSH, të cilët kanë rezultate të përafërta. Në bazë të rezultateve paraprake të këtyre zgjedhjeve, BDI e cila udhëhoqi me shumicën e komunave shqiptare tashmë ka dobësuar pozicionet e saj në disa komuna, ku pretendohej se do të korrë fitore bindëse që në raundin e parë. Jozyrtarisht, por edhe shefi i shtabit zgjedhor i kësaj partie, Gëzim Ostreni nuk saktësoi se a kanë fituar në bastionin e tyre në Çair.

PDSH sfidoi tërë skenaret e errëta dhe ka suksese
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë para mesnate ka theksuar se zgjedhjet e djeshme në Maqedoni kanë qenë të qeta, por sipas tij aspak demokratike.
“Aspekti i parë është prezenca e madhe e policisë pasqyroi një shtet policor dhe aspak demokratik. Aspekti i dytë është se lufta dhe skenaret e ndryshme kundër PDSH-së dhanë efektet minimale për të na luftuar. Aspekti i tretë është se njerëzit që u larguan nga PDSH-ja kanë arritur efekte minimale”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se është i mahnitur me mbështetjen që i dhanë PDSH-së, qytetarët e Tetovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Jam i mahnitur me qytetin tim se kemi një epërsi të lehtë me disa qindra vota kundërejt BDI-së. Në katër komuna tjera të rajonit të Tetovës shkojmë në raundin e dytë, duke pritur edhe rezultatet në Strugë dhe ende këtu nuk është definu”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai ka deklaruar hapur se në rast se PDSH nuk shkon në raundin e dytë në Strugë, atëherë do t`i jap mbështetje kandidatit të BDI-së, i cili siç bëhet e ditur është afër raundit të dytë dhe këtu është një garë e ngushtë me PDSH-në.
Lidhur me mbështetjen e mundshme për kandidatët presidencial në raundin e dytë, Thaçi ka theksuar se është herët të flitet por sipas tij nuk ka arsye që PDSH-ja të mbështes ndonjë kandidat. “Ndoshta do ti lëm shqiptarët të vendosim vetëm”, ka theksuar kryetari i PDSH-së. Sipas shtabit të PDSH-së, kjo parti garon në raundin e dytë në Tetovë, Tearcë, Bogovinë, Zhelinë dhe Bërvenicë.

BDI megjithatë shpallë fitore në disa komuna

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Gëzim Ostreni ka theksuar mbrëmë se sipas të dhënave të përpunuara kjo parti ka fituar katër komuna që në raundin e parë
Ostreni ka theksuar se në bazë të dhënave të përpunuara, BDI ka fituar që në raundin e parë në Studeniçan, Zajaz, Osllomejë , Tearcë ,Zhelinë, Saraj dhe Dibrën.
“Në balotazh do të shkojë Vrapçishtë, Bërvenicë, Dollnen, Bogovinë, Haraçinë, Strugë, Likovë, Gostivar dhe Tetovë”, ka theksuar shefi i shtabit të BDI-së, Gëzim Ostreni.
Sipas tij, nuk është shpallur e fituar që në raundin e parë edhe komuna e Çairit, një bastion i njohur i kësaj partie. Ostreni ka theksuar se partia e tyre është e kënaqur nga dalja e qytetarëve në votime dhe se aty ku ka garuar kjo parti kanë votuar mbi 50 për qind e votuesve. Por edhe partia Demokracia e Re shkon në balotazh në disa komuna në Likovë, Haraçinë, Çair, etj. Në Gostivar në raundin e dytë shkon kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta si dhe kandidati i pavarur Rufi Osmani. Zgjedhjet vendore u zhvilluan për 84 komunat e Maqedonisë dhe për qytetin e Shkupit, ku shqiptarët konkurruan në afër 20 komuna.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *