Home / Lajme / Maqedoni / Shtatë kandidatë për president shteti, 365 për kryetarë komunash

Shtatë kandidatë për president shteti, 365 për kryetarë komunash

Në zgjedhjet e sotme të katërta presidenciale dhe të pesta lokale të drejtë vote kanë 1.792.082 votues. Në 2.976 vendvotime ata do të mund të prononcohen për shtatë kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë dhe për 365 pretendentë për kryetarë komunash dhe rreth 700 listave me kandidatë për anëtarë të këshilleve të 84 komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë sot për të katërtën herë herë në zgjedhje të drejpëdrejta do të zgjedhin shef të shtetit. Presidenti i ri, i cili do ta marë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, duhet ta marë detyrën pas 12 majit, kur, sipas Kushtetutës, i skadon afati pesëvjeçar presidencial Branko Cërvenkovskit.

Shtatë pretenduesit për shef të ri të shtetit, formalisht fushatën zgjedhore e fillojnë më 2 mars, ndërsa bindjen e qytetarëve se përse duhet t’ua japin besimin, duhet ta kryejnë 24 orë para ditës së caktuar për zgjedhje.Për president do të zgjedhet kandidati i cili më 22 mars do të fitojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të evidentuar.

Nëse askush nuk e fiton shumicën e duhur, pas 14 ditësh do të organizohet rrethi i dytë në të cilin shkojnë dy kandidatët të cilët kanë fituar më së shumti vota. Do të fitojë ai qëdo të marrë më së shumti vota nën kushtin që në votim të dalin së paku 40 për qind e trupit votues.Nëse në rrethin e dytë askush prej kandidatëve nuk e fiton shumicën e duhur, përsëritet e tërë procedura.

Në zgjedhjet e sotme të katërta presidenciale dhe të pesta lokale të drejtë vote kanë 1.792.082 votues. Në 2.976 vendvotime ata do të mund të prononcohen për shtatë kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë dhe për 365 pretendentë për kryetarë komunash dhe rreth 700 listave me kandidatë për anëtarë të këshilleve të 84 komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Zgjedhjet e sotme janë më të komplikuarat që deri më tani janë organizuar në Republikën e Maqedonisë, pasi që votohet edhe për president, edhe për kryetarë komunash edhe për këshilltarë.
Banorët e Shkupit votojnë në pesë fletëvotime, ndërsa votuesit e qyteteve të tjera do të duhet të plotësojnë tri fletëvotime për president, për kryetarë komunash dhe për këshilltarë.

Shkupjanët përveç se për president, në fletëvotime të veçanta votojnë edhe për kryetar komune edhe për këshilltarë të komunës ku jetojnë dhe për kryetar dhe këshilltarë të Qytetit të Shkupit si njësi e veçantë lokale. Votuesit në vendet e tjera të banuara mund të votojnë për president të shtetit, për kryetar komune dhe për këshilltarë të komunës ku banojnë.

Në vendvotimet në Shkup do të ketë pesë kuti votuese, ndërsa në qytetet tjera nga tre.
Për kryetar komune do të zgjidhet ai kandidat i cili do ta fitojë shumicën e votave të votuesve të cilët kanë votuar nëse në votime dalin një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën votuese në komunën përkatëse.

Nëse në rrethin e parë asnjë kandidat nuk e fiton shumicën e votave atëherë shkohet me rrethin e dytë të zgjedhjeve. Në rrethin e dytë votohet vetëm për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë më së shumti vota. Për kryetar komune në rrethin e dytë do të zgjidhet ai kandidat i cili ka fituar numrin më të madh të votave.

Në secilën komunë zgjdhet numër i ndryshëm i këshilltarëve të këshilleve varësisht numrit të banorëve në atë komunë. Këshilltarët zgjidhen sipas modelit proporcional të listave të mbyllura, ndërsa radhitja e vendeve këshilltare nga secila listë bëhet sipas modelit të Dontit.
Vendvotimet e zgjedhjeve të sotme presidenciale dhe lokale do të jenë të hapura prej orës 7 deri në orën 19.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *