Home / Lajme / Maqedoni / Tre të lënduar në një zënkë masive të nxënësve në Strugë

Tre të lënduar në një zënkë masive të nxënësve në Strugë

Tre nxënës të lënduar dhe dhjetë të arrestuar është epilogu i zënkës së sotme masive në Strugë midis nxënësve maqedonas dhe atyre shqiptarë nga shkolla e mesme “Ibraim Temo”.

Zënka siç konfirmoi drejtori i “Ibraim Temos”, Musa Musai ndodhi rreth orës 11 e 30 minuta jashtë shkollës, ndërsa në të kanë marrë pjesë 60-të nxënës nga viti i dytë.

Të lënduarit janë transferuar në repartin kirurgjikal në spitalin e Strugës. Policia ka arrestuar pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në këtë zënkë. Tani për tani nuk ka informacione se kush ka qenë motivi i incidentit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *