Home / Lajme / Maqedoni / Tubim i BDI-së në Dibër

Tubim i BDI-së në Dibër

Kandidati presidencial i kësaj partie Agron Buxhaku tha se ka kapacitete dhe njohuri për këtë funksion veçanërisht në politikën e jashtme për prezantimin e shtetit. “I kam kaluar metropolet evropiane. Është veçanërisht e rëndësishme antarësimi në BE pasi që të shtatë milionë shqiptarët do të jenë së bashku nga Suedia deri në Maltë, Ballkan pa kufinj”, theksoi Buxhaku.

Në sheshin e qytetit të Dibrës mbrëmë BDI-ja mbajti tubim parazgjedhor në të cilin u prezantuan kandidati presidencial i kësaj partie Agron Buxhaku, kandidati për kryetar të komunës së Dibrës Argëtim Fida dhe kandidatët e listës së këshilltarëve të kësaj partie.

“Liderët të cilët fotografohen për televizione dhe paraqiten nëpër mediat nuk e kanë atë që ne e kemi, lidhejn me popullatën. Ne e legalizuam Universitetin e Tetovës, e institucionalizuam Muzeun e alfabetit shqip në Manastir, e organizuam festën e njëqind vjetorit të saj. Për Dibrën nuk duhet të punojnë Cërvenkovski dhe Buçkovski. Ne vetë duhet të punojmë për Dibrën, Gostivarin, Tetovën, Strugën, Kumanovën. Ne nuk jemi vasalë, ne jemi partnerë me popullin”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin para të pranishmëve.

Kandidati presidencial i kësaj partie Agron Buxhaku tha se ka kapacitete dhe njohuri për këtë funksion veçanërisht në politikën e jashtme për prezantimin e shtetit. “I kam kaluar metropolet evropiane. Është veçanërisht e rëndësishme antarësimi në BE pasi që të shtatë milionë shqiptarët do të jenë së bashku nga Suedia deri në Maltë, Ballkan pa kufinj”, theksoi Buxhaku.

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës Argëtim Fida në fjalimin para të pranishmëve tha se me buxhet prej katër milionë eurosh kanë bërë ndërtesën më të bukur të komunës, kanë rikonstruktuar monumente kulturore dhe ndërtesë të re të gjimnazit.

“E bëmë Dibrën qendër të kulturës sensacionale me organizimin e festivalit të dramës shqipe”, shtoi Fida.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *