Home / Lajme / Maqedoni / Tubim i PDSH-së në Tearcë

Tubim i PDSH-së në Tearcë

Duhet të gjendet zgjidhje për emrin, ndërsa çështja nëse maqedonasit kanë prejardhje antike apo sllovene duhet t’i lihet shkencës, e jo të keqpërdoret në qëllime politike. Humbim kohë të çmuar, të cilën duhet ta shfrytëzojmë për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Iluzion është se Maqedonia ka kapacitet ekonomik dhe politik vetë të zhvillohet”, tha Hoxha.

Të mos humbim kohë për çështje të parëndësishme, nevojitet që sa më shpejt të integrohemi në NATO dhe në BE. Këtë në tubimin në Tearcë e theksoi kandidatja për presidente nga Partia Demokartike Shqiptare (PDSH), Mirushe Hoxha.

“Duhet të gjendet zgjidhje për emrin, ndërsa çështja nëse maqedonasit kanë prejardhje antike apo sllovene duhet t’i lihet shkencës, e jo të keqpërdoret në qëllime politike. Humbim kohë të çmuar, të cilën duhet ta shfrytëzojmë për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Iluzion është se Maqedonia ka kapacitet ekonomik dhe politik vetë të zhvillohet”, tha Hoxha.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili sot e feston ditëlindjen, prej skenës në shkollën në Tearcë e përsëriti qëndrimin se Maqedonia është para zgjidhjes finale – “ose do të integrohet në NATO, ose nuk do të ekzistojë”.

“Kur bisedoj me njerëz të cilët kanë votuar për partinë tjetër, i pyes nëse e kanë dhënë votën që të ndërtojnë kisha në vend të xhamive, Universiteti i Shtipit të ketë buxhet më të madh se ai i Tetovës, të anashkalohet gjuha shqipe, drejt Kërçovës të mos bashkohen komunat Zajas dhe Osllomej. E dini çka më përgjigjen, asgjë, i ngrejnë supat”, tha Thaçi.

Kandidati për kryetar të komunës Tearcë, Salajdin Beadini, tha se do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *