Home / Lajme / Maqedoni / Vlerësimi i parë nga vëzhguesit ndërkombëtarë

Vlerësimi i parë nga vëzhguesit ndërkombëtarë

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve sot pasdite do t`i prezantojnë konstatimet në konferencën për gazetarë në Shkup.

Në misionin e përbashkët vëzhgues janë përfshirë Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së (OSCE/ODIHR), Asamblea Parlamentare e OSBE-së dhe Asamblea Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës, po ashtu, do të marrë pjesë në konferencën për gazetarë.
Misioni vëzhgues ndërkombëtar përbëhet prej afërsisht 300 vëzhgues të 40 vendeve, duke përfshirë 39 vëzhgues afatgjatë dhe rreth 250 vëzhgues afatshkurtë, të sistemuar prej OSBE/ODIHR, si dhe 18 parlamentarë dhe anëtarë të Asamblesë Parlamentare dhe 14 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale sistemoi 13 vëzhgues.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *