Home / Sport / A i duhet Brawn GP- së Luis Hamiltoni?

A i duhet Brawn GP- së Luis Hamiltoni?

Në pritje të vendimit për masat që do të ndërmeren kundër McLaren-it,kanë filluar spekulimet për të ardhmen e pilotit britanik dhe kampionit aktual në Formula 1 Luis Hamilton. Përflitet se në rast se ai vendos të largohet, Brawn GP është e gatshme ta ofrojë në rradhët e veta.

Fati i Lewis Hamiltonit në McLaren ende nuk është i njohur, ndërsa vendimin përfundimtar kampioni aktual mund ta marrë vetëm pas seancës dëgjimore në fund të prillit. Nëse McLaren dënohet atëherë vihet në pyetje ku do të shkojë Hamiltoni? Nëse britaniku vendos që të largohet në rast se McLarenit i ndalohet pjesëmarrja në disa gara, gjë që Hamiltonit do t’i pamundësohente të mbrojë titullin, atëherë spekulohet se Brawn GP mund të jetë stacioni i tij i ardhëshëm. Burime të fundit njoftojnë se drejtuesit e Brawn GP janë shumë të interesuar për shrbimet e kampionit aktual,por nuk do të bëjnë asgjë publike derisa të merret vendimi.
Megjithatë edhe në qoftë se ndodh një gjë e tillë, atëherë ekziston shumë skepticizëm rreth asaj se a do të ishte ky një vendim i mirë për të dy palët. Me marjen e Hamiltonit, Brawn GP do të sillte paknaqësi në skuadër, që do të prisht atmosferën pas startit fantastik, ndërsa në anën tjetër sa do të mundte Hamilton të aklimatizohet në skuadrën e re?!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *