Home / Sport / Adriano mbyll dyert e përfaqësueses së Brazilit

Adriano mbyll dyert e përfaqësueses së Brazilit

Adriano me faktin që për momentin ka ndërprerë të luajë futboll,automatikisht vetë është duke i mbyllë dyert e kombëtares së Brazilit.

Sulmuesi Adriano po i largohet gjithnjë e më shumë edhe përfaqësueses braziliane. Këtë fakt e konfirmon vetë trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, i cili deklaron se “Perandori” duhet të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushë.

“Adriano duhet të rigjejë entuziazmin për të luajtur para se gjithash. Ai e ka humbur këtë gjë. Do jetë shumë e vështirë që të veshë fanellën e Brazilit për Kupën e Konfederatave. Duhet të presim dhe të shpresojmë ta shohim sa më shpejt në fushë”, deklaron Karlos Dunga.

Trajneri brazilian nuk jep sinjale pozitive as për sulmuesin e Juventusit, Amauri, për të cilin shprehet: “Ai duhet të aktivizohet sistematikisht me Juventusin, gjë që nuk po e bën prej kohësh”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *