Home / Sport / Adrijano larg Fenerbahces, edhe pse interesi egziston

Adrijano larg Fenerbahces, edhe pse interesi egziston

Edhe perkunder shume spekulimeve rreth te ardhmes se sulmuesit brazilian Adriano, i cili dite me pare deklaroi se perkohesisht terhiqet nga futbolli, menaxheri i tij verteton se ende nuk eshte vendosur asgje dhe se te marten se bashku me drejtuesit e Interit do te bisedohet per statusin e sulmuesit.

Ndarjen eventuale te Interit me sulmuesin brazilian Adriano, me shume kujdes jane duke e ndjekur shume skuadra evropiane, te cilat shpresojne te ofrojne sulmuesin problematik ne rradhet e veta. Diteve te fundit vec me jane paraqitur ne opinion disa skuadra qe interesohen per brazilianin, dhe ne mesnin e tyre eshte edhe skuadra turke Fenerbahce. Bashkeatdhetari i Adrianos, Roberto Karlos i cili luan per Fenerbahcen, eshte duke bere perpjekje qe ta binde Adrianon te vazhdoje karieren ne Turqi,mirepo menaxheri i futbollistit kontavers menjeher ka demantuar se Adriano eshte ne negociata drejtuesit e Fenerbahces.

-Ende askush nuk me eshte paraqitur me oferte konkrete.Neser do te udhetoi per ne Milano ku do te bisedoi me udheheqesin e Interit per statusin e Adrianos. Ne kontraten e tij ekziston klauzula sipas te ciles ne dy vitet e ardhshme Adrianos nuk i lejon te luaje per asnje skuader evropiane”. -ka deklaruar Gilmar Rinaldi, menaxheri i fudbolistit te Interit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *