Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Shqiptarët nuk e votuan Ivanovin se nuk kishte ofertë konkrete

Ahmeti:Shqiptarët nuk e votuan Ivanovin se nuk kishte ofertë konkrete

Sipas Ahmetit marrëveshja e partisë së tij me VMRO DPMNE ka qenë transparente dhe e sinqerte ajo është bërë me qëllim që të mos lejohet Maqedonia të futet në krizë institucionale.

Urim Hasipi
Tetovë, 10 prill-BDI-ja është fituese e zgjedhjeve vendore pavarësisht se ka humbur dy qytet më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Tetovën dhe Gostivarin ka deklaruar lideri i kësaj partie Ali Ahmeti në prononcimin e tij të parë sa u përket zgjedhjeve të së dielës.

Mirëpo ishte mjaftë kontradiktor sa i përket marrëveshjes parazgjedhore me VMRO DPMNE- kur bëri thirrje të votohet për Gjorge Ivanovin. Nuk u bojkotua Ivanovi nga shqiptarët por është fakt se nuk kishte ofertë konkrete për shqiptarët tha Ahmeti .

“Unë nuk mendoj që shqipatërt e kanë bojkotuar zotin Ivanov, pjesëmarrja është fakt mjaftë e ulët, unë mund të ju përgjigjem juve pse pjesëmarrja e shqiptarëve ishte kaq e ulët, për shkak se mungonte oferta e zotit Ivanov për elektoratin shqiptarë, për shqiptarët në Maqedoni”, kryetarë I BDI-së , Ali Ahmeti.

Sipas Ahmetit marrëveshja e partisë së tij me VMRO DPMNE ka qenë transparente dhe e sinqerte ajo është bërë me qëllim që të mos lejohet Maqedonia të futet në krizë institucionale.

“Marrëveshjet janë shumë parimore, në radhë të parë ne kemi bërë një thire shumë të sinqertë që të votohet për president sepse futja në krizë institucionale sa I takon institucionit president çmimi është I lartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja është presidenti I ardhshëm duhet të respektoj me përpikëri Marrëveshjen e Ohrit lidhur me përfaqësimin e drejtë të shqipatrëe dhe gjërat të cilat janë në kompetencë të kryetarit”, shtoi Ali Ahmeti.

Sa i përket zërave për rekonstruimin e mundshëm të qeverisë Ahmeti tha se për një gë të tillë as që është bërë fjalë në bisedat e tij me Gruevskin.
Një gjë e tillë është e mundur por pas disa muajsh.
“As që kemi biseduar për rikonstruim të qeverisë, as që ka qenë në rend dite rikonstruimi I qeverisë.

Ndoshta pas një kohe mund të hapet kjo temë, por kjo qeveri nga ky 8 muaj sa ka që është formuar, dhe çdo bilancë serioz unë mendoj që bëhet serioz pas një viti, bëhet një analizë shumë më e thellë të funksionimit të qeverisë”, tha Ahmeti.
Nevzat Bejta dhe Hazbi Lika dy kandidatët e kësaj partia që humbën në Gostivar dhe Tetovë sipas Ahmetit edhe nëse kërkohet nga ata nuk do të pranojnë ofertat për të marë ndonjë nga postet e ministrave pasi që do të punojnë brenda partisë.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *