Home / Sport / Anceloti flet per Milanin e sezonit tjeter, harron Celsin

Anceloti flet per Milanin e sezonit tjeter, harron Celsin

Trajneri i Milanit Karlo Anceloti ka folur per planet e tij ne sezonin e ardhshem, duke shpalosur ambiciet dhe ndryshimet qe planifikon te bej ne skuader. Fjalet e tij lane te kuptohet se ai do te qendroje ne Milano, duke pergenjeshtruar nje transferim te mundhsem te Celsi.

Kam edhe nje vit kontrate me Milanin. Celsi? Une nuk kam kontaktuar me askend.” Anceloti iu pergjigjet serish negativisht sirenave angleze, madje po mendon per te qendruar edhe me gjate tek Milani. “Nuk duhet te shpenzojme shume. Aktualisht po mendojme per te blere kartonin e Kjaer nga Palermo dhe te Asotirn nga Kaljari.” Per rinovimin e kontrates, Karlo Anceloti thote: “Me drejtuesit kam nje raport normal dhe nuk kam kerkuar rinovimin e kontrates, – theksoi ai ne vigjilje te ndeshjes me Palermon. “Me Milanin nuk kam vetem raporte profesionale por dicka tjeter. Kur me duhet te marr ndonje vendim, perpiqem qe te bie sa me shpejt ne ujdi me klubin, por nuk besoj se duhet te ndodhe kete vit rinovimi. Kam kontrate, edhe per vitin tjeter.” Trajneri kuqezi thekson se Milani por mendon qe te kryeje nje merkato aktive, por njekohesisht shpreson qe ekipi te forcohet, pas rikthimit te disa lojtareve kryesore te formacionit. “Kjaer eshte nje mbrojtes i ri, qe ka demonstruar cilesi te larte ne fushe. Me pelqen shume, – ka vijuar ai, – Astori eshte nje lojtar qe nuk ka luajtur shume ndeshje kete vit, por behet fjale per nje mbrojtes te ri, qe ka demonstruar cilesite te larta. Me pelqen shume,” – vazhdon trajneri kuqezi, – “Ai ka te dhena te mrekullueshme. Per sezonin tjeter, po mendojme edhe rikthimin e Gatuzos, Nestes dhe Borrielos si dhe rikuperimi i Tiago Silves. Tani edhe Silva eshte i gatshem qe te luaje, ne fushe.” Anceloti flet edhe per te ardhmen e brazilianit, Kaka tek ekipi i Milanit. – “Ka pasur nje oferte shume te mire nga ana e Sitit, te cilen refuzoi dhe i eshte afruar nje kontrate shume e mire tek ekipi yne. Tani Kaka ka mundesite qe te rikthehet dhe te fitoje se bashku me skuadren, per t’u ngritur ne nivelet e tij me te larta. Mendoj se ai nuk duhet te ndryshoj ambient”. Per sa i perket fundit te ketij sezoni, Anceloti thekson: “Mendimi yne eshte qe te fitojme ne Xhenoa. Kjo skuader ndodhet tani ne vend te katert. Xhenoa mbetet gjithmone nje ekip i veshtire. Ne kete moment ne kemi akoma ne duar nje objektiv te vetem: Te mbetemi mes tre me te mirave. Sigurisht, nese e mbyllim ne vend te dyte, sigurisht do te jete me mire, por duhet te presim ndeshjen direkte me Juven, dy jave me vone, per te mundesuar ndoshta edhe kete synim.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *