Home / Sport / Ari Han shkon ne histori, tani pritet emri i ri ne stolin kuqezi

Ari Han shkon ne histori, tani pritet emri i ri ne stolin kuqezi

Holandezi Ari Han ka dhënë dorëheqjen e shumëpritur nga posti i përzgjedhësit të kombëtares shqiptare. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një deklarate për shtyp dhe e ka konfirmuar edhe vetë presidenti Armando Duka në një prononcim për media.

Largohet me ne fund, ne menyre zyrtare trajneri i kombetares “kuq e zi”, Ari Han. Holandezi nuk mberriti ne Tirane per te dhene doreheqjen, por FSHF deklaroi dje se ai eshte larguar, duke njoftuar zyrtarisht se mbetet qe te zgjidhet emri i ri. Han nuk do te jete me ne stol, per te drejtuar ndeshjen e kombetares shqiptare, ne ndeshjen e radhes, ndaj Portugalise. Brenda javes pritet te emerohet nje trajneri tjeter, i cili do te jete vendas ose i huaj. Mbeten ende per t’u sqaruar disa ceshtje, per pasardhesin e Ari Hanit. Sipas FSHF, trajneri i ri dhe stafi i tij, do te drejtojne deri ne fund te eliminatoreve dhe me nje kusht rinovimi, per kualifikueset e edicionit “Euro 2012”. Kushti i vetem do te jete fitorja ne ndeshjen miqesore, me Gjeorgjine, kater dite pas perballjes zyrtare ndaj Portugalise, por edhe loja e mire dhe pse jo nje barazim, me Portugaline ose Danimarken ne shtepi. Ne rast se kombetarja nuk do te kete rritje ne loje, atehere drejtimin e kuqezinjve, per eliminatoret e “Euro 2012” do ta marre nje trajner me staf te ri, qe do te kete te percaktuar qarte edhe objektivin final. Ndryshe nga Ari Han, qe mori drejtimin e Shqiperise me synimin se shpresoj qe te ngjitemi nje shkalle me lart, nga ku ndodheshin kuqezinjte dhe ecuria ishte me e dobet se me pare, me tutje trajneri do te marre drejtimin e kombetares nese garanton suksesin. Ne te kundert nuk do te jete e veshtire qe te shkarkohet, sic ndodhi kete radhe me holandezin Ari Han. U deshen disa dite qe drejtuesit e kombetares te bisedonin me menaxherin e Hanit dhe ta bindnin ate, qe te largohej, duke i paguar edhe nje pjese te kontrates, qe i skadon ne fund te vitit. Deri ne fund te eliminatoreve te Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010” synohet nje staf shqiptar, per te drejtuar ekipin kombetar te Shqiperis. Kjo per te ndryshuar stil, pas emrave te huaj dhe te njohur ne arenen nderkombetare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *