Home / Sport / Bajer Leverkuzeni finalisti i pare

Bajer Leverkuzeni finalisti i pare

“Farmaceutet me veshtire se sa pritej dhe se sa tregon rezultati, arriten te sigurojne kalimin ne finalen e Kupes se Gjermanise. Pas pjeses se rregullt e cila perfundoi 1:1, ne kohen shtese Bayeri siguroi fitoren 4:1

Bajer Leverkuzeni ka mposhtur në LTU-Arena të Dyseldorfit të martën në mbrëmje ekipin e Ligës së dytë gjermane – Maincin me rezultat 4:1, pas vazhdimeve në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë – DFB.
Ndeshja pas 90 minutave përfundoi pa fitues (1:1). Të dy golat u shënuan në finish. Haristeas (82’) i dërgoi “Farmaceutët” në epërsi momentale, pasi shtatë minuta më vonë barazoi shifrat Banke.
Në vazhdimin e parë u vendos finalisti i parë, kur portën e Maincit e qëlluan Vidal (93) dhe Rolf (104). Kadlec në minutën e 117-të vërtetoi fitoren bindëse të Bajerit.
Në gjysmëfinalen e dytë të mërkurën mbrëma do të takohen Hamburgu dhe Verderi. Të dy këto ekipe do të takohen edhe në dy takimet gjysmëfinale të Kupës UEFA.

Gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë

Dyseldorf: Bajer (L) – Mainc 4:1 (1:1, 0:0)
Haristeas 82’, Vidal 93’, Rolfs 104, Kadlec 117 – Banke 89’

Të mërkurën

Hamburgu – Verderi (20.30)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *