Home / Lajme / Maqedoni / Bajramali Idrizi me videoklip të ri

Bajramali Idrizi me videoklip të ri

Përmbajtja e këngëve janë me motive të dashurisë , këngë të vjetra të cilët janë të përpunuara me një stilt ë ri.Rreth realizimit të këtij albumi këngëtari Idrizi thotë se ka punuar më shumë se një vit, ndërsa pritet që së shpejti të jetë duart e adhuruesve të këngës së mirëfillitë shqiptare.Kënga “Përse të Dua” është këngë e cila do të shoqërohet edhe me një videoklip shumë shpejt që është realizuar në Tetovë dhe Shkup

Urim Hasipi
Tetovë, 20 prill-“Përse të Dua”, titullohet albumi më i ri I këngëtarit dhe Mr.Doc Bajramali Idrizi.Pas katër vitesh ai vjen me albumin e tij më të ri me këngë të zhanrit të muzikës zbavitëse dhe të këngë të përpunuara.

Albumi “Përse të dua”, është albumi I gjashtë I tij me radhë dhe përmban 12 këngë kryesisht zbavitëse prej të cilave disa janë këngë të përpunuara të vjetra.Përmbajtja e këngëve janë me motive të dashurisë dhe këngë të vjetra të cilët janë të përpunuara me një stil të ri.Rreth realizimit të këtij albumi këngëtari Idrizi thotë se ka punuar më shumë se një vit, ndërsa pritet që së shpejti të jetë në duart e adhuruesve të këngës së mirëfillitë shqiptare.

Kënga “Përse të Dua” është këngë e cila do të shoqërohet edhe me një videoklip shumë shpejt që është realizuar në Tetovë dhe Shkup nga LT –Production, ndërsa një pjesë e klipit është inçizuar në ambientet e fabrikës së njohur Silmak.Në këtë klip sipas Idrizit, janë pjesëmarrës valltare, vajzat me back vocal, ndërsa pritet të ketë edhe një promovim të klipit.

Me këngën “Përse të Dua“ që është një tekst I Lazgush Poradecit, me kompozim të vetë këngëtarit, Idrizi do të mer pjesë në festivalin e njohur “Netët e Klipit Shqiptar”, që mbahet në Tiranë, në organizim nga TVSH, ku këngëtari ka marrë pjesë edhe me dy klipe tjera. Shumica e këngëve nga albumi I ri janë të realizuara në studion DO-RE-MI-nga orkestruesi Sedat Nazifi, dhe dy këngë tjera janë të realizuara në Shkup nga orekstruesi Damir Ymeri.

Këngët janë të shoqëruara me korr ku vlen të përmenden vajzat e fakultetit të Artit Muzikor si Jasmina Hasani, Arita Miftari, Lumturie Nuhiu dhe anëtarët e orkestrit DO-RE-MI, si dhe gitaristi Lulzim Jashari.
Ndryshe, Bajramali Idrizi ka të edituar deri më tani gjasht albume dhe disa videoklipe, ndër më të njohurit është videoklipi “Maturantit”, Fjala Jote”, “Moj e Mira” etj.Risi e albumit është se do të ketë edhe një këngë kushtuar studentëve.Deri më tani Idrizi ka të realizuara mbi 70 këngë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *