Home / Sport / Barcelona – Chelsea 0:0

Barcelona – Chelsea 0:0

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Chelseas, edhe pse sulmoi pandërprerë portën e Peter Cech. Ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet në Stamford Bridge, do ta përcaktojë finalistin e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së kampionëve të Evropës në futboll, Barcelona dhe Çelzi të martën mbrëma luajtën në “Camp Nou” pa gola (0:0). Ekipi spanjoll ishte skuadër që dominoi në fushë krijoi më tepër raste shënimi, por mbrojtja londineze në krye me portierin Çeh ishin në nivel të detyrës. Rastin më të mirë për shënim në pjesën e parë megjithatë e patën mysafirët nëpërmjet Drogbës i cili në dy tentimet e tij nuk arriti të mposht Valdesin.
Në pjesën e dytë Barcelona deri te fitorja minimale ka mundur të arrij në pesë minutat shtesë të ndeshjes me anë të rezervistëve Kërkiq (91) dhe Hleb (93). Në rastin e parë reprezentuesi i ri spanjoll nga afërsia pas harkimit të Alveshit gjuajti me kokë mbi portën e Çehut, derisa goditjen e bjellorusit portieri londinez e dëboi, ndërsa në tentimin e tij të dytë gjuajti mbi portën e zbrazët.
Se cila skuadër do të plasohet në finalen e madhe në Romë do të vendoset të mërkurën e ardhshme (6 maj) në “Stamford Bridge” të Londrës.
Përparësia sipas të gjitha gjasave tashmë kalon tek Çelzi, ndërsa të mërkurën mbrëma në orar është ndeshja e parë e gjysmëfinales së dytë ku do të takohen skuadrat angleze Mançester Junajtedi dhe Arsenali. Takimi luhet në “Old Traford” dhe fillon në 20.45 minuta.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *