Home / Sport / Barcelona, ekipi qe s’ndalet. Guardiola kerkon 3 trofe

Barcelona, ekipi qe s’ndalet. Guardiola kerkon 3 trofe

Barcelona mund të bëhet ekipi i parë në Spanjë që fiton 3 tituj brenda një sezoni. Skuadra katalanase përvecse kryeson kampionat, ka arritur në finale të Kupës së Mbretit dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola deklaroi se trofetë janë më të rëndësishëm se thyerja e rekordeve, pas fitores së 25-të që skuadra e tij arriti në kampionatin spanjoll këtë sezon. Katalanasit fituan 1-0 në fushën e Getafes, por pavarësisht rezultatit të ngushtë, e dominuan totalisht takimin, duke ruajtur të paprekur diferencën prej 6 pikësh nga Realit të Madridit. “I vetmi rekord për që më shqetëson është fitimi i titullit. Lojtarët e dinë mirë këtë dhe pas atij sezoni që kaluam vjet, të gjithë janë të uritur për të fituar”, deklaroi Guardiola. Barcelona mund të bëhet klubi i parë në Spanjë që fiton tre trofe brenda një sezoni, duke qenë se ajo është në vend të parë në kampionat, në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe në finale të Kupës së Mbretit. Për momentin, ajo është skuadra më e mirë e botës, duke dhuruar një futboll spektakolar ndeshje pas ndeshje.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *