Home / Sport / Barcelona, skuadra me e mire ne Evrope

Barcelona, skuadra me e mire ne Evrope

Barcelona me kualifikimin ne gjysmefinalen e Liges se Kampionve edhe nje here ka bindur opinionin se eshte skuadra me e mire ne Evrope. Katalanasit impresionojne me lojen e tyre,duke ndjellur frike tek kundershtaret.

Nuk ka me asnje surprize. Pas fitores 4-0, kunder Bajenrit te Mynihut, ne ndeshjen e pare, Barcelona beri nje shetitje deri ne Mynih, per te zhvilluar nje ndeshje tjeter e cila perfundoi ne barazim 1-1. Barca me vrullin e marre nuk i trembet me as Celsit, me te cilin do te perballet ne turin gjysmefinal te Liges se Kampioneve. “Barcelona eshte ekipi me i mire ne Evrope”, – deklaroi Toure Jaja, pas ndeshjes se fundit ndaj Bajernit te Mynihut. Pavaresisht avantazhit te krijuar, Ture deklaron se eshte ende heret per te folur, ne lidhje me ecurine e metejshme. Ajo cfare impresionon me shume eshte se skuadra katalanase shenon shume gola, me nje lehtesi te admirueshme. Fakt eshte se mbrojtja kundershtare eshte e vdekur me te nisur loja, perballe skuadres qe po mahnit Evropen. Ne kete moment, ne kete kohe dhe per me shume se nje sezon, Barcelona mbetet ekipi me i mire ne Evrope. Por lojtaret nuk deshirojne ta pranojne kete status, pa prekur trofeun e Liges se Kampioneve, qe do te jepet nje muaj me vone ne Rome. Shihet e veshtire per te gjithe ata qe ane pare futboll, qe te gjendet nje skuader tjeter, e cila mund te krahasohet me ecurine e Barcelones. Madje edhe pas ikjes se Ronaldinjos, Barcelona luan shume me mire. Mesi krahasohet gjithmone e me shume me Maradonen. Barcelona mund te fitoje, si do te qe te vendoset kundershtari ne fushe. Eto ka disa vite qe luan tek Barcelona dhe udheheq ne menyre te shkelqyer sulmin. Pas nje sezoni te dobet, Tierri Henri duket edhe me mire, se kur ishte ne shkelqimin e tij tek Arsenali. Ne nje finale, pak vite me pare, mes Arsnealit dhe Barcelones ai ishte po aq i rrezikshem ne fushe, sa edhe sot me fanellen katalanase. Henri sheh se mundesite per te fituar disa trofe me Barcen jane shume here me te medha, se kur ishte pjese e Arsenalit. “Guardiola vjen me ide dhe madje na keshillon edhe ne pushim te pjeses se pare. Ai na ben qe te besojme se qe te vihemi ne ndjekje te tij, duhet gjithashtu te fitojme cdo gje. Ai gjithmone na kerkon qe te punojme shume”. Pas perfundimit me sukses te plote te “Euro 2008”, spanjollet e Barcelones qe jane pjese e kombetares se tyre, Ksavi, Iniesta dhe Pujol i kane sjelle Barcelones eksperiencen e duhur per te qene nje kampione e madhe. Ksavi eshte arkitekti i sulmit te Barcelones. Mesfusha me Adibal -Silvinjo, Markuesz-Pike, dhe Ture-Keita kombinon ne menyre perfekt me mbrojtjen, aq sa kundershtari nuk arrin te depertoje pa pesuar te pakten nje gol. Mbrojtja krijon impaktesine e duhur, me repartet e tjera.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *